Shërbimi Korrektues me Projektligjin e ri parashihet të jetë Agjencion Ekzekutiv

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 15:20 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shërbimi Korrektues i Kosovës, pret që deri në fund të këtij viti të miratohet Projektligji për këtë institucion.

Zyrtarë të këtij institucioni kanë thënë se me këtë Projektligj, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të ketë disa përparësi dhe lehtësira.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i ShKK-së, Rasim Slemani ka thënë për Ekonomia Online, se më këtë Projektligj parashihet që ata të jenë agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

“Parashohim që të jemi Agjencion  Ekzekutiv në kuadër të ministrisë së Drejtësisë me të cilin Projektligj do të rregullohen shumë çështje që kanë të bëjnë kryesisht me stafin  e shërbimit korrektues. Brenda viti presim që ky Projektligj të shkojë në Kuvend dhe të miratohet”, tha ai.

Ai ka thënë se Projektligji parash edhe rregullimin e rekrutimit të brendshëm, parimet të qarta për stafin, çështjet e gradimit etj.

“Me këtë projektligj kemi paraparë që të rregullojmë përveç statusit të Shërbimit Korrektues, kemi paraparë  parime të qarat për zyrtarët e ShKK-së, nivelin udhëheqës, organizmin e brendshëm, çështjen  e rekrutimit të stafit”.

“Deri më tani ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale ka qenë mjaftë i mangët dhe nuk ka rregulluar shumicën e çështjeve që është dashur të jenë të rregulluara”.

“Kemi qenë të hedikepuar  në shumë aspekte e sidomos në përzgjedhjen e institucioneve, por edhe të strukturave tjera. Me këtë projektligj parashihen edhe çështja e gradimit të stafit të uniformuar që do kenë gradat e tyre që ShKK identifikohet. Është me rëndësi çështja e vlerësimit  dhe klasifikimit të burgosurve”, ka thënë Selmani.

Ai bëri të ditur se për hartimin e këtij projektligji përveç zyrtarëve të ShKK-së, kanë qenë të përfshira edhe disa institucione vendore dhe ndërkombëtare.

Të ngjashme