Shërbimi Korrektues nënshkruan bashkëpunim me “Ri- jeta” për rehabilitimin e të burgosurve

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

U.d. zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani së bashku me udhëheqësen e Organizatës Joqeveritare “Ri –Jeta”, Arjeta Musliu, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.

Me këtë Memorandum Bashkëpunimi, do t`i mundësohet Organizatës Joqeveritare “Ri-Jeta” ta mbështes Shërbimin Korrektues të Kosovës në rehabilitimin dhe risocializimin e personave të privuar nga liria përmes programeve adekuate, me theks të veçantë këshillim dhe ligjërim për persona të miturit, të cilët janë përdorues të substancave narkotike, me qëllim të riintegrimit të tyre në familje, punë dhe në shoqëri.

SHKK synon që përmes bashkëpunimeve të tilla të arrij progres në fushën e rehabilitimit, risocializimit dhe ri-integrimit të personave të privuar nga liria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme