Shërbimi Korrektues: Policia nuk po zhvillon aksione të antidrogës brenda SHKK-së

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar rreth lajmit të publikuar në  portalin, Indeksonline.net, të titulluar, “Policia me aksion antidrogë në burgun e Dubravës”.

Njoftimi i plotë:

Pas këtij shkrimi, SHKK njofton opinioni publik se gjetjet e substancave të dyshuara narkotike janë bërë nga zyrtaret korrektues të  Q.K Dubravë, të cilët pas secilit rast e njoftojnë Policinë e Kosovës për procedurat e mëtutjeshme,  me të cilët kanë bashkëpunim të ngushtë.

Andaj, konstatimi se Polica e Kosovës është duke zhvilluar aksion të antidrogës brenda SHKK-se, nuk qëndron.

SHKK mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi t`i luftoi dukuritë negative përkundër të gjitha sfidave me të cilat ballafaqohet.

Kërkojmë nga mediat që para publikimit të shkrimeve të tilla, të na kontaktojnë për të verifikuar informacionin. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoj të jetë i përkushtuar për transparencë të plotë para qytetarëve. 

Të ngjashme