Shërbyesit civilë kundër shkarkimit të Këshillit Mbikëqyrës, do t’u drejtohen ndërkombëtarëve

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 11:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën ndërkombëtare të shërbyesve civil, dy sindikata ajo e Shërbimit Civil të Kosovës dhe të Administratës Publike kanë dalë me një konferencë të përbashkët për të paraqitur shqetësimet e tyre, raporton Ekonomia Online.

Mursel Zymberi kryetar i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, tha se është hera e parë që një Qeveri nuk ka bërë asnjë hap për shënimin e kësaj dite.

Zymberi ka thënë se problemin më të madh duan ta theksojnë nismën e Komisionit për Administratë për shkarkimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.

“Po e festojmë në mënyrën tonë Ditën ndërkombëtare të shërbyesve civil. Është hera e parë që Qeveria e Kosovës nuk e merr asnjë hap për shënimin e kësaj dite dhe të shihet se cilat janë sfidat tona. Ne kemi ndarë shqetësimet tona dhe pajtohemi që janë një mori që në fokus kemi iniciativën e Komisionit parlamentar për Administratë që ka marrë guxim për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe do që ta shkarkoj Këshillin e pavarura mbikëqyrës të shërbyesve civil i cili edhe ashtu mezi u kompletua”.

Poashtu Zymberi ka paralajmëruar se nëse kjo nismë shkon në Kuvend për votim atëherë sindikatat do t’u drejtohen instancave më të larta të drejtësisë ndërkombëtare.

“Sistemi gjyqësor në vend është tejet i ngarkuar dhe ka kërkesa të shërbyesve civil që presin me vite dhe nuk shqyrtohen. Komisioni jep të drejtën me ataku këshillin për një vendim që e ka konsideruar si të padrejtë. Në këtë rast nëse ndodhë që të shkarkohet këshilli duke marrë për bazë ngarkesën shumë të madhe të lëndëve atëherë shërbyesit civil duhet të dinë që lëndët e tyre do të mbeten në sirtar për vite me radhë”.

“Ne e vlerësojmë që është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Me atakimin e këtij këshilli shërbyesit civil janë shumë të shqetësuar. Nuk pajtohemi në asnjë mënyrë dhe në rast se aprovohet nga Parlamentit ne do të kërkojmë në instancat më të larta qoftë edhe jashtë vendit që ky vendim të mos njihet. I bëjë ftesë Osmanit e Konjufcës për reagim me urgjencë”, ka shtuar ai.

Ndërsa, Ali Gashi kryetar i Sindikatës së Administratës Publike të Kosovës, është shprehur kundër ndërhyrjes që është bërë mbi Këshillin e pavarur mbikëqyrës të shërbyesve civil.

Poashtu ai ka paraqitur disa kërkesa kryesore të këtyre sindikatave në mesin e të cilave ka qenë hartimi dhe procedimin i Ligjit për paga, raporton EO.

“Për habinë tonë jemi të befasuar me qëndrimin e fundit të Komisionit lidhur me Këshillin e pavarura mbikëqyrës. Jemi kundër çdo ndërhyrje në agjencione të pavrara. Si dy sindikata kemi nevojë dhe kërkesë imediate hartimin dhe procedimin e ligjit të pagave dhe me urgjencë të procedohet në parlament nga Qeveria. Është absurditet të luhet me shërbyesit civil të Kosovës.  Kërkesë e dytë është që pas pensionit shërbyesit civil të përcillen me tri paga shtesë. Kërkesë e tretë është që të u pranohet përvoja e punës të larguarve nga puna gjatë viteve të 90-ta”.

“Të fillohet me aplikim e sigurimit shëndetësor. Nënshkrimi i kantatës selektive dhe sektoriale është kërkesë tjetër, drafti është i përfunduar nga Qeveria Hoti andaj kërkojmë nga kjo Qeveri për riakutualizim të kësaj kontrate. I ka ardhur fundit pagës minimale e cila nuk korrespondon me gjendjen ekonomike, paga të jetë 350 euro” ka thënë ai.

Ata kanë njoftuar se kanë kërkuar takim me kryeministrin e ministrin e linjës, por që akoma nuk kanë marrë përgjigje nga ta.

Lexo më shumë:

Të ngjashme