Shërbyesit civilë në Qeveri, marrin zotim për përmbushjen e kërkesave të tyre

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 12:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqatat Sindikale të institucioneve të shërbimit civil të nivelit qendror janë takuar me kryeministrin Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Arlinda Bajraj, nga Sindikata e punëtorëve të ATK-së, tha se shkresat i kanë dërguar Qeverisë kërkesë që të përfshihen në diskutimet për Ligjin për Paga, Ligjin për Shërbyes Civilë e tema të tjera në interes të tyre.

Ajo tha se kanë marrë zotimin për realizimin e kërkesave të tyre.

“Na premtuam që do të bëjmë dialog në ditët në vijim dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në drejtim të realizimit të kërkesave”.

Ali Sefaj, kryetar i Sindikatës së punëtorëve nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha se Qeveria u ka premtuar se do të ketë dialog social e se do to zgjidhin të gjitha çështjet të cilat janë adresuar qe një kohë të gjatë.

“Unë besoj në bazë të takimit që e përfunduam që fryma ekziston që të ketë bashkëbisedim”.

Tutje Sefaj tha se nëse nuk do të ketë reagime nga Qeveria në këtë drejtim, veprimet sindikale do të jenë të nevojshme.

Të ngjashme