Shërbyesit civilë të pakënaqur, shpresat në reformat e administratës

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 12:16 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Administratës Publike (MAP) ka shënuar 23 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, ku edhe janë ndarë 86 mirënjohje për nëpunësit civil më të dalluar të vitit, raporton EkonomiaOnline.

Në këtë ceremoni u diskutua për të arriturat që shërbimi civil ka bërë gjatë këtij viti, por edhe u shprehen pakënaqësitë e punëtorëve.

Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar, ka thënë se shërbyesit civilë të administratës publikë kanë kryer një punë të madhe ndërsa ka shtuar se akoma mbetet punë për tu bërë.

“Ju përgëzoj për punën e palodhshme për shërbimin qytetarëve. Shënimi i kësaj dite ka rëndësi të veçantë, sidomos në këtë vit me propozimin të administratës pakon për reformën e administratës publike me këto vendime tregohet vendosmëria e shtetit për të shkuar përpara. Përmes reformave të reja përgjegjëse ka përzgjedhur që ta ofrojë Kosovën me familjen evropiane. Me ligjin ë ri edhe proceset tjera do të pësojnë ndryshime thelbësore”, tha ai.

Sipas ministrit Yagcilar, procesi i reformave në administratë është shumë i rëndësishëm.

Tha se janë të vendosur të shkojnë përpara edhe pse e pranoi se do të ketë sfida.

“Jemi në fazën e hartimit te legjislacionit sekondar. Rëndësi te veçantë ka racionalizmi i administratës publike. Fal bashkëpunimin me vendet e evropiane dhe qeverinë janë arritur rezultate ai ne kuvendin qendror dhe atë komunal”, tha ai.

Ndërsa Koordinatori Nacional për Reforma në Administratë, Besnik Tahiri ka thënë se shërbyesit civilë të administratës publikë janë shtylla dhe themeli i një shteti.

“Një vit përpara kur kemi shënuar këtë datë kemi folur për themelin dhe shtyllën e një shteti dhe padyshim është vetë sistemi civil ku me angazhimin tuaj për shtetin në baza ditore te ballafaqoheni me kontekst jo të lehtë.Vetëm ata që janë afër jush e din çfarë pune e keni për organizimin e Administratës së shtetit.

Tutje Tahiri ka komentuar edhe vendimin e Qeverisë të datës 23 qershor që janë ndarë mjete shtesë 95 mijë euro për hartimin e akteve nënligjore për Reformën e Administratës Publike, dhe u ka dhënë mesazh punëtorëve të administratës që mos të jenë të ndikuar politikisht.

“Ju jeni pjese e paneleve të njerëzve nëpër puna shpesh bëni vlerësime kur jeni i ndikuar ta trajtoni me identitetin më të madh në këtë detyrë. Po shkojmë me një sistem ku vlerësimi juaj ka me u bë me teste. Partitë koalicionet po ndërrojnë ju mos ndërroni. Unë jam në dijeni se Shërbimi civil se ka marr meritën e duhur”, tha ai.

Kryetari i Sindikatës të Kosovës së SHCK-së Mursel Zymberi, ka shtuar se nga administrata e punëtorëve civilë janë bërë punë të mira por ka shtuar se nuk trajtohen barabartë e veçmas tani  me ligjin e ri.

“Rezultati ynë na ka sjellë këtu që me pas drejt me fol, unë mundem me thanë që ne kemi bërë punë të mira dhe kemi përfunduar detyrat tona. Ne mbetemi ende me trajtimin jo të barabartë. Na shqetëson dhe me mendua më mirë se kush është  ai që mbron interesin civil, grupet parlamentare nuk e merr guximin me marrë është shumë e rëndë”, tha ai.

Kujtojmë se Ministria e Administratës Publike Për herë të 10 organizon Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil.

Të ngjashme