Sherr mes vëllezërve në Ferizaj, tregohen edhe armët

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Një sherr mes dy vëllezërve në Ferizaj ka mundur të kthehet në tragjedi.

Policia raporton se nga një mosmarrëveshje njëri vlla i ka dëmtuar dyert e oborrit vëllait. Policia ka dal në vendngjarje, ka arrestuar njërin rpej tyre dhe ka konfiskuar armë të zjarrit dhe thikë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me vëllain e tij ankuesin mashkull K-Shqiptar ka dëmtuar dyert e oborrit. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se posedon armë M/48. Arma me pesë fishekë të kalibrit 7.9 mm dhe një thikë janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme