Sheshit “Fehmi Lladrovci” i bashkohen heronjtë Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari

Drenas | 28 Nën 2019 | 12:52 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas janë zbuluar shtatoret e heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, deklaroi se këto shtatore do t’ia kujtojnë qytetarëve se sa është e vlefshme liria.

Lladrovci këta heronj i quajti dëshmi të papërsëritshme, deri sa shtoi se ky shesh do t’i qëndrojë besnik mësimeve të historisë për fëmijët tanë e deri sa të ekzistoj kombi ynë.

“Ata janë këtu me qëllimin dhe ligjëruar dashurinë për atdheun për ti thanë qytetarëve tanë se sa është e vlefshme liria. Për të na treguar se liria nuk ka cmim. Nga këtu Shaban e Hamëz e Adem Jashari iu janë bashkua heronjëve Fehmi e Xhevë Lladrovci. Me Skenderajn ne e përbëjmë zemrën ku përket liria. Ky shesh do t’i qëndrojë besnik mësimeve të historisë për fëmijët tanë e deri sa të ekzistoj kombi ynë. Rritjen e saj ata që deshën jetën. Ata kanë qenë gjithmonë në mendje dhe zemrat tona e tani ikemi edhe në shesh. Nga këtu këta heronj do te flasin me drenicën dhe cdo qytetarë që vjen në këtë shesh. Dëshmi e papërsëritshme. Shtatorët do të vazhdojnë gjithandej trojeve tona. Gëzuar shtatorët, uroj që festa e 28 nëntorit të ketë gëzime më të mëdha për gjithë vendin”, u shpreh Lladrovci.

Presidenti Hashim Thaçi, tha se sheshi i Drenasit po madhështohet me këto shtatore të heronjve të kombit shqiptar.

“Në këtë ditë të festës së flamurit kombëtar të ditëlindjes së komandantin Adem Jashari, dalja e UCK-së. Sot sheshit ‘Fehmi e Xhevë Lladrovci’ po madhështohet edhe me përurimin e shtatores Shaban, Hamëz e Adem Jashari. Sot po madhështohet ky shesh, po dërgon mesazhin e vendosjes së emblemave të UCK-së së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Sot në këtë shesh po vendosen identiteti dhe krenaria e kombit shqiptar. Gëzuar shtatorët”, tha Thaçi.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se falë trimërisë dhe heroizmit të heronjve Jashari, atdheu shqiptar u ngritë në këmbë.

“E bëjmë më madhështore këtë ngjarje për kombin tonë. Është i veçantë ky 28 nëntor pasi këta tre burra na bashkojnë në këtë shesh. Falë luftës dhe heroizmit të tyre ne kemi ngritë në këmbë atdheun tonë. Lavdia u përket atyre që u ngritën mbi frikën”, tha Haradinaj.

Përfaqësues i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, tha se sakrifica e heronjve po bën që shqiptarët kudo që janë të jetojnë me identitet dhe më vlerë.

“Rezistencë përpjekjet e kombit tonë nëpër shekuj dhanë shumë dhe bënë shume sakrifica që ne të jetojmë më identitet dhe me gjitha vlerat kombëtare të mohuar me shekuj nga barbarët. Ishte Shaban Jashari me dy djemtë që prekën palcën dhe mbyllen gojën e pushtuesve dhe e hiqen nga dilema për lirinë e Kosovës”, tha Ahmeti.

Kryetari i shoqatës se UÇK, Hysni Gucati, potencoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesëm në ndërtimin e vlerës së lirisë.

“Rruga e lirisë dhe faqet e ndritura janë të skalitura nga gjaku i heronjve. Kombi ynë kishte nevojë më shumë së kurrë për trimërinë sakrificë, fitore e çlirim. Adem Jashari doli në krye të kësaj lufte dhe çdo herë mbeti në zemrat tona. Ne duhet të jemi të kujdesëm të nderojmë vlerën e lirisë”, tha Gucati.

Rifat Jashari tha se shpreson që këto shtatore të mbahen me nderë nga vendi.

“Sot me 28 nëntor lidhën shumë festa për kombin shqiptar. Shfrytëzoj rastin ti ngushëllojnë gjithë vëllezërit e motra nga Shqipëria. Urime kjo ditë gjithë juve, ishalla i mbajmë me nderë”, tha ai.

Manifestimi i përurimit të shtatorëve të heronjve kosovar, u mbajt nën patronatin e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/570017170254564

Të ngjashme