Shfaqet sërish një ari në Prizren, pamjet e shfaqin atë duke lëvizur rrugës

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Një ari është shfaqur mbrëmë në fshatin Manastiricë të Prizrenit.

Sipas pamjeve të publikuara nga televizioni lokal i Prizrenit, Besa, ariu shihet duke dalur nga një vend malor dhe duke lëvizur rrugës pastaj.

Të tilla raste kur ariu ka zbritur në zona të banuara nuk janë të rralla. Qytetarët e Prizrenit edhe gjatë vitit të kaluar kanë qenë të shqetësuar nga një ari, i cili kohë pas kohë ka “vizituar” banorët e fshatit Pousko ku edhe u ka bërë dëme të shumta materiale.

https://www.facebook.com/watch/?v=427696222006700&t=0

Të ngjashme