Shfuqizohet vendimi për lirimin e përkohshëm nga TVSH-ja në importet e grurit dhe miellit

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjitha subjektet biznesore të cilat me Vendimin nr. 28/2020 të datës 23.03.2020 të Ministrit Financave dhe Transfereve, kanë përfituar  lirim të përkohshëm nga pagesa e TVSH-së për importe të grurit dhe miellit, të dedikuara për prodhimin e bukës, i njëjti është SHFUQIZUAR me Vendimin e ri të Ministrit Nr.28/2020-1 të datës 08.05.2020.

“Prandaj, meqenëse Vendimi për shfuqizim të Vendimit paraprak ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit, të gjithë tatimpaguesit tani e tutje do të vazhdojnë t’i  respektojnë dispozitat ligjore të aplikueshme dhe t’i ndjekin procedurat e parapara ligjore gjatë importimit edhe të këtyre mallrave në përputhje me kërkesat e legjislacionit tatimor dhe doganor”, ëstë thënë në njoftimin e ATK-së.

Të ngjashme