Shi e bubullima edhe gjatë ditës së sotme

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 07:35 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend dhe gjatë javës. Sipas PW’së, reshjet e shiut dhe bubullimat do të vazhdojnë edhe sot.

28.05 – Vransira me të reshura shiu që nga orët e mëngjesit, që shoqërohen edhe me bubullima gjatë ditës.  Të reshurat pritet të pushojnë deri në mbrëmje.

29.05 – Kryesisht me diell dhe jo aq ngrohtë.  Herë herë me vransira kalimtare, por pa mundësi për të reshura.

30.05 – Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës vransirat shtohen.  Në mbrëmje priten të reshura shiu.

31.05 – Ftohtë, kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje shiu.

Temperaturat e ajrit gradualisht në rënie, minimalet zbresin deri në 7C në fundjavë, e maksimalet nga 25C ditën e enjte, zbresin në 17C ditën e premte, për të shënuar një rritje të lehtë në fundjavë përreth 20C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-11m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në vlera të larta, e të enjten me tendencë të rënies.

Të ngjashme