Shi e rrufe në ditët në vijim

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 13:19 | Nga

Mot i vranët që do të shoqërohet me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh pritet të mbajë në ditët në vijim, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

IHMK thotë se sipas parashikimit, të mërkurën dhe të enjten mundësitë për reshje do të zvogëlohen, por nga dita e premte sërish do të ketë çrregullim të motit, vranësira, e kushte të favorshme për shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme