Shi edhe gjatë vikendit, i nxehti kthehet javën tjetër

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 18:00 | Nga

Mot i vranët dhe me intervale me diell do të karakterizojë vendin tonë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.

Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile, kështu që vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të mbetet në vlerat e normales me tendencë të rritjes në ditët në vijim. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Sipas parashikimeve numerike, sinoptike dhe radarike kjo gjendje bllokuese e presionit nga pasditja e së dielës dalëngadalë do të zhvendoset nga vendi ynë, duke krijuar mundësi që masat e ajrit me presion të lartë të mbizotërojnë mbi vendin tonë për të krijuar kushte që java e ardhshme të ketë temperatura pak sa ma të larta, kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme