Shijojeni të dielën, këto janë temperaturat për sot

Prishtinë | 06 Sht 2020 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Qytetet më të nxehta për sot pritet të jenë Gjakova e Prizreni deri më 27 gradë Celsius, ndërsa Ferizaj e Mitrovica nuk pritet të shkojnë mbi 25 gradë Celsius.

IHMK njofton se do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s

Të ngjashme