Shkaku i punimeve, mbyllet njëri krah i rrugës “Fehmi Lladrovci”

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 14:09 | Nga

Për shkak të sanimeve rrugore, sot është mbyllur kahu i djathtë i rrugës “Femi Lladrovci” në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës është detyruar të intervenojë për të bërë sanimin dhe shtresimin e kësaj rruge tejet të dëmtuar.

Të enjten Komuna kishte njoftuar se sanimet do të bëhen në të dy kahet e rrugës nga “Rrethi i Flamurit” e deri te “Rrethi i Spitalit”

Pas kryerjes së punimeve në këtë pjesë, do të vazhdohet në shtegun tjetër. Rregullimi i gjithë segmentit rrugor pritet të bëhet brenda 30 ditëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme