Shkelet kontrata prej 230 mijë € gjatë rinovimit të Muzeut të Kosovës

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 10:41 | Nga

Materiali më i dobët sesa ai i kontraktuar, mosndërhyrja në disa pjesë që specifikohen në kontratë, dhe depërtimi i ujit nëpërmjet dritareve edhe pas rinovimit, janë disa nga mangësitë që janë identifikuar pas punimeve në rinovimin e Muzeut të Kosovës.

Konsorciumi punë-kryes nuk e ka bërë punën e vet siç duhej. Ministria e Kulturës nuk e ka bërë pranimin teknik të punëve në rinovimin e këtij objekti. Është konstatuar se punë-kryesi nuk e ka respektuar kontratën në vlerë prej 230 mijë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një raport të hartuar nga Komisioni për pranimin teknik të punëve që e posedon gazeta, ceken vërejtjet dhe arsyeja e mospranimit të punëve.

Konsorciumit punë-kryes “NBT-ING” & “As- ING” nga Suhareka i janë dhënë 14 ditë afat për të përmirësuar punimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme