Shkelja e të drejtës së autorit, vepër penale

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 15:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra për të Drejta e Autorit dhe të Drejta e Përafërta, në bashkëpunim me Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe Komisionin Evropian – programi TAEIX, kanë organizuar punëtorinë me temën “Përgjegjësia Penale për Shkeljen e të Drejtave të Autorit”.

Sipas Ligjit për të Drejtat e Autorit, nëse personi juridik në kuadër të veprimtarisë së vet ose në biznes me të tjerët, shfrytëzon pa leje veprën e autorit ose lëndën nga të drejtat e përafërta, dënohet me gjobë prej 2 000 deri në 10 000 euro.

Ndërkaq, sipas Kodit Penal, kushdo që bën shkeljen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, dënohet me gjobë apo edhe me burgim nga 3 muaj deri në 8 vjet.

Valon Kashtanjeva nga zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, ka thënë se ka raste të shumta që dëmtohet e drejta e autorit, dhe kjo konsiderohet si vepër penale nga janari i vitit 2013, por që nga ajo kohë ka pasur shumë pakë raste të lajmëruara.

“Kodi i penal i Republikës së Kosovës ka sanksionuar të drejtën e autorit si vepër penale nga janari i vitit 2013, por që nga ajo kohë ka pasur shumë pakë raste të lajmëruara. Por, ka raste të cilat janë në procedura gjyqësore. Gjithashtu ka edhe kallëzime penale të lajmëruara nga Policia dhe ata që kanë rregulluar këto të drejta”, ka thënë Kashtanjeva.

Kjo punëtori u organizua për gjyqtarë, prokurorë, policë dhe avokatë.

Pjesë e ligjëruesve ishin edhe përfaqësuesit e TAEIX, të cilët ndanë me të pranishmit eksperiencat e tyre gjatë rregullimit të ligjit për të drejtën e autorit.

Ata folën për thyerjen e kësaj të drejte që u bë nga policë, gjyqtarë e avokat.

Lexo më shumë:

Të ngjashme