ShKK: Asnjë i burgosur nuk është prekur nga Coronavirusi, shtatë zyrtar të infektuar

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinion publik se deri më tani në qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit, asnjë i burgosur nuk është prekur me virusin Covid-19.

Teksa kanë rezultuar pozitivisht shtatë zyrtarë korrektues.

“Nga shtatë të infektuarit, pesë janë nga Qendra e Paraburgimit Mitrovicë, një nga Qendra Korrektuese Dubravë dhe një nga Qendrën e Paraburgimit Gjilan.Nga ky numër, të shëruar janë pesë, ndërsa dy zyrtarë janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, sipas planit operativ “Coronavirus”, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave, aktiviteteve dhe masave të parapara për ruajtjen e sigurisë, shëndetit dhe higjienës nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme