SHKK përfundon aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Korrektues të Kosovës, përfundoi aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut.

Aksioni u organizuar nga Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, në të cilin vullnetarisht dhuruan gjak kadetët, oficerët, shërbyesit civilë dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Nehat Thaçi.

Nga data 06.05.2019 deri më 23.05.2019, aksioni u zhvillua në të gjitha qendrat korrektuese, ato të paraburgimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të SHKK-së.

SHKK tashmë e ka bërë traditë organizimin e aksionit humanitar për dhurimin e gjakut, me moton, “ dhuro gjak, shpëto jetë”.

Të ngjashme