Shkoi për t’i thyer frangat, një i dyshuar e godet ia merr të hollat dhe ikën

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Një grabitje ka ndodhur dje në Prizren, njofton policia.

Sipas policisë, një person është goditur me grusht dhe iu kanë grabitur frangat, teksa viktima po i numëronte për t’i thyer ato.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa policia është në kërkim të personit të dyshuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE /Prizren, 31.08.2021 – 20:25. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar, se i dyshuari NN mashkull rreth 40 vjeçar iu është ofruar për ti shkëmbyer franga zvicërane. Viktima duke i numëruar të hollat i dyshuari e godet me grusht dhe ia merr të hollat. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë në kërkim të dyshuarit, ndërsa viktimës iu është ofruar tretmani mjeksorë.

Të ngjashme