Shkolla “Naim Frashëri” së shpejti me ngrohje qendrore nga Termokos-i

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 15:30 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian, ka organizuar një vizitë në shkollën “Naim Frashëri”, e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi, raporton EkonomiaOnline.

Shqipe Vllasaliu-Mehmeti, drejtoreshë e shkollës “Naim Frashëri” falënderoi Komisionin Evropian për investimin në këtë shkollë si projekt i shtrirë në tërë lagjen.

 “Jemi mbledhur këtu për të inauguruar këto ambiente të mira për nxënësit tanë, në realizimin e vizionit tonë pretendojmë një shkollë mike me standarde evropiane ku kontributi juaj na shpije në atë rrugë. Jemi shkollë multikulturore dhe shkollën tonë përveç gjuhës shqipe mësimi mësohet edhe në gjuhën boshnjake e kjo na bënë më të veçantë”, tha ajo.

Shefi i Operacioneve në Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe se ndikon edhe në mbrojtjen e mjedisit nga emetimi i gazrave të dëmshëm.

“Ky është një projekt i rëndësishëm rreth 6 milionë euro nuk përfshin vetëm këtë shkollë por edhe shumë ndërtesa përreth, me Termokos-in po ngrihemi por po e ulim bikarbonin. Po përdorim ngrohjen prej Termokos-it dhe po e reduktojmë përdorimin e thëngjillit çka i ndihmon mjedisit. Poni zëvendësojmë shumë prej nënstacioneve po i vendosim 50 nënstacione të reja dhe po e shtrimë tubacionin me e shtri këtë projekt në një shkollën si kjo është një gjë shumë e rëndësishme”, tha ajo.

Arsim Fetahu, drejtori i Termokosit tha se ky projekt nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e BE-së. Ndërsa paralajmëroi shtrirje të rrjetit edhe në lagjet tjera.

“Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa realizimin e koogjenerinit që edhe ashtu nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Komisionit Evropian, në mesin e këtyre 4 konsumatorëve përfshirë shkollën ‘Naim Frashëri’ projektit do të vazhdojë në shumë pjesë të qytetit. Pjesa më e madhe e këtij projekti do të bëhet në lagjen Kalabria ku shpresojmë qe deri në muajin nëntor 2 mijë konsumatorë do të kyçen”, tha ai.

Shpresa Shala, drejtoreshë e arsimit në Komunën e Prishtinës tha se përmes këtij projekti nuk po mbrohen vetëm fëmijët, por edhe familjet e tyre.

Ajo shpreson që të jenë prioritet shkollat dhe çerdhet nga ana e Termokosit në zgjerimin e rrjetit.

“Njëkohësisht e konsideroj që kyçja e kësaj shkolle i mbron 900 familje përmes fëmijëve që e frekuentojnë këtë shkolë. Shpresojmë që vitet e ardhshme të jenë prioritet shkollat dhe çerdhet pasi ngrohja nga Termokosi është më e shëndetshme dhe më e lirë”, tha ajo.

Aktualisht janë në përfundim punimet për të lidhur lagjen Kalabria, kopshtin e fëmijëve “Buzëqeshja”, Fakultetin e Arkitekturës dhe Stacionin policor numër 2.

Vitin e ardhshëm punimet do të vazhdojnë me shtrirjen e rrjetit në lagjen Mati.

Lexo më shumë:

Të ngjashme