Shkollat në Kamenicë po zbrazen, Kastrati kërkon zgjidhje nga deputetët

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 15:04 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati pas kërkesës për referendum për arsim në këtë komunë, është takuar me Komisionin për Arsim në Kuvendin e Kosovës., raporton EkonomiaOnline.

Ai ka thënë se nga problemet që po e sfidojnë këtë komunë është shpërngulja e qytetarëve dhe rënia e nxënësve në shkolla, të cilën e quajti gjendje të rëndë.

Zgjidhje ideale për daljen nga kjo situatë tha se është zvogëlimi i numrit të shkollave me ç’rast në çdo klasë do të kishte nga 20 nxënës.

“Prej 29 shkollave 17 janë amë e 12 paralele. 6 prej tyre i kanë më pak se pesë nxënës për shkollë, jo për klasë. 12 prej tyre kanë më pak se 20 nxënës në shkollë. 3 shkolla më pak se 70. Gjendja aktuale kemi dalë dhe kemi shiku, 15 shkolla nuk kanë kabinete të informatikës, 26 të kimisë, biologjisë, disa tjera nuk kanë fusha sportive, 10 nuk kanë hapësirë rekreative, 11 shkolla nuk kanë mjedis të kënaqshëm higjienik etj. Në konsultim me ekspertë kemi ardhur në përfundim se është e domosdoshme me synua me qenë 20 nxënës në klasë dhe të paktën dy paralele për gjeneratë”.

“Zgjidhja ideale ka dalë që nga 29 shkolla të kenë 10 objekte. Duhet të synojmë se çfarë zgjidhje të bëjmë. Është numër i madh i mësimdhënësve që duhet të jenë tepricë por nëse i largojmë kjo ka me sjellë destabilitet ku shumë prej tyre mund të jenë prind dhe fëmijët e tyre do jenë në shkollë që do të iknin nga Kamenica dhe do ta pengonin sistemin”.

Ai shpjegon se 88.6 për qind e qytetarëve e kanë ngrit si shqetësim numrin e vogël në klasa, andaj kërkon reformë të thellë në arsimin e kësaj komune.

“Me reformë parashihet që një cikël i shkollimit do jetë në Rroganë e një tjetër në Karaqevë. Për ne sfidë ka qenë mësimdhënësit me i lënë pa të ardhura, të tjerat i kemi zgjidhë. I vetmi arsyetim është pse në fshatin tim s’ka shkollë”.

Kastrati tha se MASHT-i ka ndihmuar në këtë çështje, por për këtë nuk u pajtua kryetari i komisionit Ismajl Kurteshi i cili tha se kjo ministri është dashur të fillonte një iniciativë të tillë para komunës. 

“Ministria nuk do duhej të priste nga një komunë të fillonte kjo por të propozoj çështje që janë të mira. Mendoj që ministria e ka lënë mangu një punë që do duhet ta bënte me kohë:, tha Kurteshi.

Krahas shpërnguljes së qytetarëve, Kurteshi tha se duhet të stimulohet shtimi natyral i qytetarëve pasi sipas tij të rinjtë kosovarë nuk po kanë dëshirë të kenë më shumë se një fëmijë.

Duhet urgjentisht të stimulohet shtimi natyral. Është e vërtetë që shumë të rinj po dalin kashtë por është e vërtetë që të rinjtë nuk po duan të lindin më shumë se një fëmijë. Është e rëndësishme që të rinjtë të përcaktohen për më shumë fëmijë.

Të ngjashme