Shkollimi në vendet e BE-së, alternativë për integrimin e rinisë kosovare

Kamenicë | 07 Maj 2019 | 12:38 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të aktiviteteve “Dita e Evropës”, në Kamenicë është mbajtur një diskutim publik me temën: Promovimi i vlerave të BE-së, Rëndësia e gjithëpërfshirës në procesin integrues, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha tha se Komuna e Kamenicës është shembull edhe për komunat e tjera për barazi gjinore.

“Komuna e Kamenicës me numrin e barabartë të udhëheqësve te dy gjinive ka vendosur standardë të mirë që edhe komunat tona duhet ndjekur. Integrimi është mundësi dhe sfidë. Niveli komunal ka rol të rëndësishëm në nivelet tona integruese. Kur ka pjesëmarrës të barabartë ka edhe përfaqësim të barabartë. BE është altenativa më e mirë për paqe. BE është projekti me i mirë i paqes dhe afatgjatë, por edhe për rajonin tonë duke e ditur që kemi dal prej luftës është një garancion afatgjatë . Anëtarësimi në BE është alternativa jonë e vetme”, ka thënë Hoxha.

Hoxha tutje ka thënë se Kosova qëndron më së miri sa i përket rritjes ekonomike në rajon, por që po ballafaqohen me papunësinë në vend, duke bërë edhe thirrje që të rinjtë të jenë pjesë e bursave ku sipas saj punësimet do të jenë të garantuara.

Ndërsa Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck-Ahliny bursat i ka quajtur si mundësi që nuk duhet humbur.

“Si rini e Kosovës ju inkurajoj të mos nënvlerësoni këto mundësi”, tha ajo.

Kurse kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati bëri thirrje që të aplikojnë për bursat që ofron nga BE, ndërsa u bë edhe kritikues ndaj institucioneve për ikjen e të rinjve.

“Unë mendoj që integrimin në BE s’duhemi me e pa veç diçka që jemi në Evropë, por është shoqëria që kanë promovuar ata. Me qenë me te kujdesshëm dhe jo me thënë se kjo është kusht nga BE por duhet të shihen ato kushte si vlera. Është e vërtetë që mundemi me bë shumë, duhet me bë edhe më shumë realisht komunat ish dashtë me bë ma së shumti por buxheti në disa komuna është më i vogël. Si komunë  po ballafaqohemi më shumë me ikje të rinisë dhe faji është tek institucionet që s’kanë arrit me krijua ambient për punësi”, tha Kastrati.

Përfituesja e bursës YCS,  Diellza Mujaj e ka quajtur si mundësi të mirë bursën duke thënë se përmes këtyre mundësive do të ndihmojnë Kosovën për krijimin e të drejtave të barabarta raporton EO.

“Ajo që më bënë më se shumti krenare është fakti që  kam fituar burse studimi të plotë. Shpresoj që ta mbani mend këtë program dhe të aplikoni. Nuk do të thotë që patjetër duhet të jeni të pasur me i sigurua ëndrrat  tuaja në jetë. Bursat që ipen nga BE e që unë e quaj si investim i duhur”, tha ajo.

Të ngjashme