Shkon në 15 numri i të infektuarve me Coronavirus në Kosovë, dy të fundit erdhën sot nga Londra

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Dy personat të cilët sot u konfirmuan se kanë koronavirus, duke çuar bilancin e të infektuarve në Kosovë me këtë pandemi në 15, janë një çift i fejuar.

Që të dy sipas raportit, erdhën sot nga Londra në Prishtinë me fluturim direkt. Ata kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të Aeroportit Ndërkombëtar ”Adem Jashari”.

Njëri i infektuar është me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizrenit dhe tjetri nga Komuna e Obiliqit.

Të dytë, njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetri i gjinisë femërore, janë të moshës 26 vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme