Shkon në 29 numri i viktimave nga Coronavirusi në Kosovë, vdes një 63 vjeçare nga Rahoveci

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në 29 numri i viktimave nga Coronavirusi në Kosovë.

Kjo pasi gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë, një 63 vjeçare nga Rahoveci, shkruan Reporteri.

E ndjera po trajtohej në Klinikën Infektive në QKUK, dhe vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar Drejtori i Shëndetësisë në Rahovec, Samir Mustafa.

Numri i të prekurve me Coronavirus në Kosovë gjatë kësaj jave është rritur sërish, pasi përgjatë disa ditëve kurba kishte rënë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme