Shkon në poligon të gjuajtjes, e plagos veten me armë

Prizren | 25 Gus 2019 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Një person është vetë plagosur dje  me armë në poligonin e gjuajtjes në Prizren.

Viktima është dërguar ne Spitalin Prizrenit dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Janë konfiskuar tri pistoleta, pesëdhjetë fishek, pesë karikator dhe 36 gëzhoja. Inspektori komunal i ka ndërprerë punën qendrës.

Sipas raportit 24 orësh të policisë dy të dyshuar janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme