Shkuarja e kosovarëve në Shqipëri, gastronomët: Eksportim i parave dhe importim i virusit

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 14:45 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vendosja e masave të reja kundër Covid-19 ku përfshihet edhe mbyllja e gastronomisë dhe qendrave tregtare deri më datë 18 prill, ka bërë shumë qytetarë të Kosovës që t’ia mësyjnë Shqipërisë për të kaluar këtë fundjavë, raporton Ekonomia Online.

E për këtë kanë shprehur shqetësimin edhe shoqata e Gastronomëve të Kosovës, madje sipas tyre shkuarja e qytetarëve në Shqipëri nënkupton eksportim të parave dhe importim të virusit tek ne.

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve, në një intervistë për Ekonomia Online tha se mbyllja e lokaleve të gastronomisë në vend ka qenë një politik jo e mençur nga institucionet e vendit.

“Kjo është pikërisht ajo çfarë e kemi thënë dhe nga ajo se çfarë jemi shqetësuar që do të ndodhë, që po mbyllet ekonomia në njërën anë e sidomos gastronomia i cili po goditet gjithmonë me vendime të posaçme, ku po lejohet të punojë me kapacitete shumë të vogla 20 deri në 30% dhe një numër i madh i tyre nuk funksionojnë fare, ne po shohim këto si një politike jo të mençur sepse kufijtë me Shqipërinë të cilat janë të liruar sa i përket kontrollit është shfrytëzuar ky momentum shumë nga qytetarët e vendit tonë duke eksportuar para dhe duke importuar virus, dhe pse po them kështu sepse gjendja epidemiologjike është e ngjashme me vendin tonë dhe me vendin e Shqipërisë, dhe nëse tek ne ka një mbyllje të tillë, ku vetë institucionet tona nuk po zbatojnë masat ku i kemi parë vetë byfetë dhe me këto organizimet që janë bërë nëpër ministri të ndryshme, në Shqipëri rregullimi i gastronomisë funksionon deri në ora 20:00 edhe mund ta marrin virusin edhe nga atje dhe çfarë po bëhet këtu, do të thotë nuk po ruhet ky koncetrim i kapitalit që ka qenë në Kosovë dhe tani po derdhet në Shqipëri, ku vetëm po shkaktojmë një humbje e sidomos në muajt të cilët performojnë më së miri si industri”.

Madje ai tha se duke marr për bazë kapacitetet e vendit mbyllja nuk duhej të ndodhte, duke shtuar se edhe vendimi për testin PCR dhe as vetëm izolimi nuk është duke u respektuar në raport me Shqipërinë.

“…ne e kemi parasysh që dëmet janë shumë të mëdha dhe në vitin e kaluar ne kemi pasur sipas të dhënave 64% rënie apo 20 milionë humbje vetëm në tre mujorin e dytë, sipas vlerësimeve të tjera, vetëm në sallat e dasmave kanë qenë të planifikuara diku rreth 10 mijë evente nëse 10 mijë i masim që i bije rreth 10 mijë euro për një atëherë i bie që 100 milionë euro të humbasim”.

“Duke ditur kapacitetet tona buxhetore që i kemi si shtet ne nuk është dashur që të bëjmë një mbyllje të tillë dhe kjo është shqetësuese në këto ditë që as vendimi për PCR për 72 orë negativ dhe as për vetë izolim nuk po respektohet në raport me Shqipërinë”.

Vranica tutje ka thënë se në momentin kur ka ardhë vendimi për mbyllje, duhej të vinte edhe një vendim për subvencionim të bizneseve, pasi sipas tij deri në fillim të muajit të ardhshëm është tejet i vonuar si vendim.

“Do të duhej të ishte e udhës që ne të realizonim një takim së pari me ministrin e financave për të kuptuar një vlerësim dhe një dëmtim të sektorit të gastronomisë dhe pakos që do të duhej të ndahej dhe jo të ketë një mbyllje të shkaktohet dëmi dhe pastaj të merret për konsideratë ky vlerësimi i kapaciteteve buxhetore, dhe paralelisht të vini dy vendime si ajo për mbyllje dhe ajo për mbështetje financiare. Ne kemi takuar ministrin Murati ku është pritë që në fund të muajit apo në fillim të muajit të ardhshëm të ketë një subvencionim duke aplikuar përmes një sistemi të ATK-së dhe të bëhet subvencionimi i këtyre mjeteve”, u shpreh ai për Ekonomia Online.

Të ngjashme