Shoqata e Bankave të Kosovës ndihmon me 37 mijë euro të prekurit e tërmetit

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës ka marrë vendim të ndajë 37.000 euro si ndihmë për të prekurit nga fatkeqësia natyrore që ka goditur Shqipërinë.

“Duke u solidarizuar me viktimat dhe të mbijetuarit e kësaj fatkeqësie, Shoqata e Bankave të Kosovës në emër të komunitetit bankar në Kosovë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre ndërkaq apelon që të gjthë ata që kanë mundësi të kontribojnë në mënyra të ndryshme për të tejkaluar këtë situatë tragjike”, thuhet në njoftim.

Në mesazhin e ngushëllimit Shoqata e Bankave të Kosovës në mes tjerash përcjell se: “Në këto kohë të vështira për kombin shqiptarë, të gjithë duhet të bëhemi bashkë për të dhënë kontributet tona, në mënyrë që edhe kjo vështirësi të kalohet në unitet dhe solidaritet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme