Shoqata e Gastronomëve thyen heshtjen zgjedhore, fton të votohen disa asamblistë

Prishtinë | 16 Tet 2021 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës e ka thyer heshtjen zgjedhore.

Gastronomët përmes një postimi në Facebook kanë bërë thirrje që të votohen disa gastronomë që kanë kandiduar për asamblist të komunave përkatëse, shkruan Reporteri.net.

“Me pak fjalë, secilin nga kadidatët e shënuar më lartë, pa marrë parasysh subjektin apo komunën, nuk gaboni aspak nëse vendosni ti votoni”, thuhet ndër të tjera në postimin e Shoqatës së Gastronomëve.

Thyrja e heshtjes zgjedhore sanksionohet me ligjë dhe është dënueshme. Në këtë ditë nuk lejohet që të bëhet fushatë në asnjë llojë mënyre.

“Si shoqatë ofrojmë përkrahjen tonë maksimale për anëtarët tanë, dhe pa dallim të gjithë atyre që përfaqësojnë dhe kanë qëllim ti mbrojnë interesat e sektorit të gastronomisë, duke ofruar përveç tjerash edhe ekspertizë në këtë fushë dhe çdo ndihmë e cila realizon aspiratat për ngritjen e mëtutjeshme të standardit të sektorit tonë. Rrjedhimisht, për të arritur këtë ideal kërkojmë përkrahjen e të gjithë qytetarëve, sidomos gastronomëve për të votuar kandidatët tuaj të preferuar në këto zgjedhje, nga secili subjekt politik, por me fokus në sektorin e gastronomisë”, thuhet ndër të tjera në postimin e Gastronomëve.

Postimi i plotë i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës:

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës  është është organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, ku dhe fokus kryesor ka  avokimin për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të sektorit të gastronomisë dhe ngritjen e standardeve profesionale në kuadër të këtij sektori.

Si Shoqatë e kemi dëshmuar tashmë që roli dhe ndikimi në vendimarrje dhe politikbërje që nga themelimi i saj e sidomos gjatë pandemisë ka qenë dhe është shumë i madh, si organizatë jo qeveritare, duke përfaqësuar një ndër sektorët më të mëdhenj në vend.

Impakti që kjo Shoqatë e ky sektor ka, shihet edhe tash me rastin e zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen nesër me datë 17/10/2021. Gara për Asamble Komunale  ka prodhuar një strukturë më ndryshe se nga ajo që kemi parë në zgjedhjet e kaluara. Kësaj radhe shumë kandidatë të cilët po marin pjesë, secili nga ta me peshë të madhe janë ardhje nga sektori i gastronomisë, respektivisht anëtarë të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Sektori i gastronomisë është evidente që ka një pozitë mjaftë të rëndësishëm në ekonominë dhe shoqërinë e vendit tonë, i cili po shihet që është e nevojshme të përforcohet edhe më shumë, duke u ngritur në nivel lokal e padyshim që do të ngritet edhe në nivel qëndror.

Si shoqatë ofrojmë përkrahjen tonë maksimale për anëtarët tanë, dhe pa dallim të gjithë atyre që përfaqësojnë dhe kanë qëllim ti mbrojnë interesat e sektorit të gastronomisë, duke ofruar përveç tjerash edhe ekspertizë në këtë fushë dhe çdo ndihmë e cila realizon aspiratat për ngritjen e mëtutjeshme të standardit të sektorit tonë. Rrjedhimisht, për të arritur këtë ideal kërkojmë përkrahjen e të gjithë qytetarëve, sidomos gastronomëve për të votuar kandidatët tuaj të preferuar në këto zgjedhje, nga secili subjekt politik, por me fokus në sektorin e gastronomisë. Më poshtë gjeni renditjen alfabetike të gastronomëve në këto zgjedhje:

  1. Epikad Hoxha – LDK 160 – nr. 7/Gjakovë;
  2. Fadil Sopa – LDK 160 – nr. 7/Lipjan;
  3. Kastriot Halili – LDK 160 – nr. 29/Pejë;
  4. Luaras Meha – AAK 121 – nr. 14/Prishtinë;
  5. Petrit Reçica – VV 144 – nr. 23/Prishtinë;
  6. Samson Duzhmani – PSHDK 134 – nr.11/Gjakovë;
  7. Tomorr Rezniqi – AAK 121 – nr. 7/Prishtinë;
  8. Valdet Kamerolli – VV 144 –nr. 17/Besianë;
  9. Veton Zuka – PDK 177 – nr. 7/Prishtinë;

Me pak fjalë, secilin nga kadidatët e shënuar më lartë, pa marrë parasysh subjektin apo komunën, nuk gaboni aspak nëse vendosni ti votoni.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ju uron shumë suksese të gjithë kandidatëve në këtë garë, duke ju garantuar përkrahjen tonë të pakufizuar në çdo çështje dhe në çdo nivel të angazhimit!

https://www.facebook.com/Gastronometeprishtines/posts/1326633371104117

Të ngjashme