Shoqata e naftëtarëve del me kërkesa për rregullimin e çmimeve të naftës

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Pak orë para ndeshjes së Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45, policia e Kosovës ka njoftuar opinionin për planin operativ që do të zbatohet me qëllim të mbarëvajtjes së rendit dhe qetësisë në rrugët e kryeqytetit para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.

Më këtë rast, policia ka bërë të ditur se rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Fehmi Agani” që qojnë në drejtim të stadiumit do të jenë të bllokuara.

Po ashtu, është bërë e ditur se do të ketë kontrolle të detajuara për të gjithë tifozët që do të hyjnë në stadium për të mos lejuar mjetet që mund të paraqesin rrezik.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës

Sot, më 9 qershor 2022, përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zhvillojë ndeshje ndaj Irlandës së Veriut. Policia e Kosovës ka hartuar dhe do të zbatojë planin operativ për të ofruar siguri para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit. Policia do të kujdeset që në perimetrin e jashtëm (perimetri i dytë) të stadiumit të ofrojë siguri dhe të kujdeset për mbarëvajtjen dhe lëvizjen e personave në atë perimetër.

Rrugët që shkojnë drejt stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe përreth tij do të jenë të bllokuara për qarkullim dhe parkim të veturave. Pra, nuk do të lejohet hyrja e veturave nga rruga ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Fehmi Agani’ në drejtim të stadiumit dhe lëvizja apo parkimi përgjatë rrugës përreth stadiumit. Kurse veturat zyrtare që lejohen të futën në atë zonë duhet të jenë të pajisura me leje të parkingut dhe do të futen në parkim vetëm nga rruga ‘Tirana’.9

Policia, në zbatim të planit operativ do të angazhohet edhe në kontroll më të detajuar të personave që shkojnë drejt stadiumit dhe nuk do të lejohen gjëra që mund të paraqesin rrezik në situata të tilla si dhe gjëra që janë të ndaluara për hyrje në stadium.

Personat të cilët nuk janë pajisur me bileta, apo të cilët përpiqen të qëndrojnë në afërsi apo për rreth stadiumit, sipas planit nuk do të lejohen të qëndrojnë, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve.

Të ngjashme