Shoqata e Pensionistëve organizon aksion simbolik para Qeverisë

Prishtinë | 01 Tet 2022 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Pensionistëve. E, për shkak të kësaj, pensionistët në ora 11:00 do të organizojnë një aksion simbolik para Qeverisë.

Ndërsa, në ora 12:00 në sallën kryesore të Shoqatës të Pensionistëve të Kosovës mbahet tribunë e hapur me temë “DINJITET PËR PENSIONISTËT”.

Këtë e ka bërë të ditur analisti, Xhevdet Pozhari përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Sot është Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve.

Në ora 11:00, Shoqata e Pensionistëve të Kosovës organizon një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

Në ora 12:00, në sallën kryesore të Shoqatës të Pensionistëve të Kosovës mbahet tribunë e hapur me temë “DINJITET PËR PENSIONISTËT”.

Janë të ftuar pozitë dhe opozitë. Nga presidenca, kryeministria, ministri i Financave, grupet parlamentare, partitë që të gjitha.

Të shohim se kush do të ndajë kohë për ata që nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa dinjitet!

Ftohen të gjitha mediat e vullnetit të mirë ta përcjellin shënimin e 1 tetorit – Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve!

Të ngjashme