Shoqata e të Verbërve në Gjilan bën homazhe te varri i Rugovës

Prishtinë | 17 Shk 2017 | 10:15 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësues të Shoqatës së të verbërve të Kosovës, dega në Gjilan kanë bërë homazhe te varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Kryetari i kësaj shoqate Bajram Spahiu ka uruar festën e pavarësisë, duke thënë se ”kjo vizitë i dedikohet vetëm presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës”, raporton Ekonomia Online.

Grupe të organizuara që erdhën të bëjnë homazhe ishin edhe përfaqësuesit e tifozëve të “Dardanëve” të cilët me buqeta lulesh nderuan presidentin Rugova.

Edhe qytetarë përkrahës të LDK-së ishin pjesë e kësaj vizite tek varri i të ndjerit Presidentit Ibrahim Rugova.

Të ngjashme