Shoqata e Transportuesve dorëzon padi kundër vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me çmimoren

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 10:13 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka dorëzuar padi dhe ka kërkuar anulimin e vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës në lidhje me çmimoren për disa kategori të udhëtarëve, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë paralajmëruar se do t’i shkruajnë edhe ambasadave të QUINT-it, pasi sipas tyre politika po ndërhynë në Shoqatën e Transportuesve.

Kryetari i Shoqatës së Transportuesve, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se ky vendim i Qeverisë i dëmton bizneset ku tha se sot do të duhej të ishin të ulur duke diskutuar e jo duke dërguar padi në Gjykatë.

“Personalisht dhe në emër të shoqatës më vjen keq që sot ne duhet të flasim para gjykatës për një vendim të Qeverisë, i cili realisht i dëmton bizneset në një formë apo tjetrën, me vullnetin tim më të mirë do të isha sot me zëvendësministrin apo ministrin apo Qeverinë e Republikës së Kosovës të ulur në Odën Ekonomike të Kosovës për të diskutuar çështjet që janë me rendësi për biznesin, sepse jemi tu jetu me një situatë jashtëzakonisht të vështirë qoftë për qytetarët qoftë për bizneset.

Por, ja që fati deshi sot të përballemi me gjykatë me të vetmin qëllim që t’i mbrojmë interesat e komunitetit të biznesit, të mbrojmë interesat e sektorit privat, në këtë rast transportit rrugor”, tha Kurtishaj pas dorëzimit të padisë në gjykatë”, tha Kurtishaj.

Avokati i angazhuar nga Shoqata e Transportuesve, Jakup Berisha tha se janë duke përgatitur kallëzim penal ndaj nënshkruesit të vendimit.

Ai tha se në bazë të ligjit kjo është vepër penale pasi që ndërynë në ekonominë e një tregu të lirë.

“Ne sot as një minutë më vonë do ju shkruajmë ambasadave të QUINT-it se si politika ndërhynë në tregun e lirë të Kosovës që t’i dirigjojë çmimet në transportin e lirë të udhëtarëve”, tha ai.

Qamil Kastrati nga Këshilli Drejtues i Shoqatës dhe Transportit nga Prizreni tha se me këtë rast janë hasur edhe në shkelje ligjore Kushtetuese.

“Ne jo vetëm që kemi hasur shkelje ligjore por edhe Kushtetuese sipas nenit 7 dhe 10. Nëse janë të interesuar le t’a lexojnë ata që e kanë bërë atë shkelje. Ne vetëm na mbetët të jemi strikt dhe të vendosur që mos t’a zbatojmë atë vendim sepse nga ka shkelur tamam dinjitetin tonë dhe ligjin për ekonominë e tregut të lirë. Kështu që jemi të vendosur në rrugën tonë”.

“Nëse Qeveria reflekton dhe na fton për bisedime, por tashmë janë edhe të shterura mundësitë e bisedimeve, kështu që na duhen vendime konkrete. Nëse merren masa konkrete, hapa konkret na mund të ulemi dhe të bisedojmë me ta për ndryshe ne jemi të zhgënjyer dhe ne vazhdojmë në rrugën tonë ata në rrugën e vet. Ta shohim drejtësia. Tash ku jemi drejtuar Gjykatës, ligjeve të Kosovës, avokatit të popullit dhe ta shohim të drejtën në anën e kujt është”.

Përfaqësuesi i autorizuar i palës paditëse, avokati Florim Shefqeti, tha se ky vendim i Qeverisë respektivisht MMPHI-së, është nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme.

“Duke qenë se ju keni me pa edhe padinë edhe kërkesën që e kemi paraqit për shtyrjen e ekzekutimit të e këtij vendimi, po ashtu përmes padisë kemi kërkuar edhe kompensimin e dëmit, sepse sado që ky vendim vazhdon të qëndrojë në fuqi paraqet dëm të konsiderueshëm material për të gjithë anëtarët e shoqatës. Në bazë të ligjit për konflikte administrative, neni 22 përcakton kushtet që duhet të plotësohet që në rastin konkret kërkesa jonë për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi i ka plotësuar 3 kushtet dhe shpresojmë që gjykata ta aprovojë këtë kërkesë dhe të nxjerrë një aktvendim për pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi, i cili pashmangshëm ju ka shkaktuar pasoja dhe çdo ditë e tutje që vazhdon të jetë në fuqi do të ju shkaktojë  pasoja madje edhe të pariparueshme”, tha avokati Shefqeti.

Të ngjashme