Shoqata “Miqtë e Amerikës” synon Krijimin e Srategjisë Kombëtare 100 vjeçare

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Themeluesi i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agi Rexhepi ka zhvilluar një cikël takimesh me qëllim të Krijimit të Srategjisë Kombëtare 100 vjeçare, raporton Ekonomia Online.

“Sot e vazhdova ciklin e takimeve me institucione, shoqata, shoqërinë civile, media e personalitete me pedigre të lartë. Kjo me qëllim të bashk organizimit të ideve të shoqatës “Miqtë e Amerikës”. Krijimi i Srategjisë Kombëtare 100 vjeçare. Nxitja e dëshirave të fëmijëve tanë që të kenë ëndërra/objektiva sa më të mëdha.E projekte të tjera me interes shtetëror e nacional.
Këto takime kanë për qëllim sensibilizimin e këtyre temave/qështjeve madhore dhe nxitjen e Institucioneve kompetente që ta kryjnë punën e tyre” ka shkruar Rexhepi në Facebook.

Ai ka treguar se ka marrë përkrahje edhe nga dekanë fakultetesh për realizimin e ideve të kësaj organizate.

“Pak më parë e kishim në zyre të Dekanatit të Fakultetit Filozofik, Prishtinë një takim shum konstruktiv me Dekanin e këti Fakulteti Prof. Dr. Dashmir Bërxulli. Z. Dashmir na e dha përkrahjen e parezervë në realizimitln e këtyre ideve, dhe ideve tjera me interes të përgjithshëm. Gjatë takimit ia uruam postin e Dekanit dhe e informuam Dekanin Bërxulli për aktivitet e shoqatës dhe bisedum për shum tema me karakter shtetëror e nacional” thuhet tutje në postim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme