Shoqata “Nëna Tereza” ndërton katër shtëpi për familjet skamnore

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 09:53 | Nga

Shoqata Humanitare dhe Bamirëse e Kosovës “Nëna Terezë” dhe Shoqata “Nëna Terezë” e Zvicrës do të bëj dorëzimin e çelësave të 4 shtëpive të ndërtuara për 4 familje të pastreha në disa nga komunat e Kosovës.

“Me vite të tëra këto familje nga komuna e Gjakovës, Klinës, Hani Elezit dhe Vushtrrisë, kanë jetuar në kushte të mjerueshme dhe të papërballueshme për jetesë.

Pas identifikimit në terren nga koordinatorët e Shoqatës ‘Nëna Terezë’, këtë verë këto familje u bënë pjesë e Programit të Ndërtimit 2017, donator i të cilit është Shoqata ‘Nëna Terezë’ në Zvicër, e që ka për qëllim sigurimin e kushteve minimale për jetë për familjet e pastrehë të Kosovës”, thuhet në një njoftim të Shoqatës “Nëna Terezë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme