Shoqata “Thirrjet e Nënave”: Kërkojmë të arrestohen kriminelët serb

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Nysrete Kumnova kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave” ka reaguar pas konfirmimit të akuzave ndaj, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasnqit.

Kumnova në një prononcim ka thënë që kanë qene duke pritur arrestimet e krimineleve serbë e jo ushtarëve të UÇK-së.

“Na si familjare dhe si çdo qytetarë nuk i mirëpritem arrestimet e njerëzve tonë, na po presim që do të arrestohen kriminelet që kanë bërë krime ndaj fëmijëve tanë, me të dashurve tanë por kjo po ndodhë krejt e kundërta. Por politika e paska kështu, jemi shoku jemi mbet në Televizorë duke këqyrë të shokuar. Na jemi prit kur po akuzohen kriminelet serbe që kanë bërë krime ndaj fëmijëve tonë ”,ka thënë Komnova për Infokus.

Kujtojmë që sot është bërë e ditur se Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka konfirmuar edhe aktakuzën ndaj, ish-Presidentit, Hashim Thaçi, ish-udhëheqësit tjetër të UÇK-së dhe liderit aktual të PDK-së Kadri Veseli.

Të ngjashme