Shoqata Transportit: Nuk do ta zbatojmë vendimin e zëvendësministrit

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Transportit Rrugor përmes një mbledhje urgjente ka kundërshtuar ashpër vendimin e nxjerr sot nga zëvendësministri i Transporteve Hysen Durmishit, përmes të cilit zbriten për 50 % biletat e linjave nder urbanë për disa kategori të qytetareve, siç janë studentet, personat me nevoja të veçanta, pensionistet si dhe për invalidët e luftës, raporton Front Online.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, i cili është dhe kryetar i Kuvendit në Odën Ekonomike të Kosovës ka thënë se ky vendim edhe më shumë e rëndon gjendjen e transportueseve sidomos pas rritjes drastike të çmimit të naftës.

“Ne si shoqate e kundërshtojmë fuqishëm ketë vendim, si dhe si i tillë ai nuk do të gjej zbatim nga Operatoret Ekonomik. Ky vendim është plotësisht në kundërshtim me ligjin e transportit, por edhe shumë ligjeve tjera” ka thënë Kurtishaj për Front Online.

Ai më tutje kritikon edhe ministrinë pasi që sipas tij kjo ka dështuar që të nxjerr një udhëzim administrativ të veçantë i cili rregullon çmimin për këtë këto kategori, si dhe subvencionimin e tyre.

Sipas tyre vendimi në fjalë do të implementohet vetëm nëse ministria nxjerr udhëzim për subvencionim.

Të ngjashme