Shoqata “Jetimat e Ballkanit” i blen banesë familjes Thaçi nga Buroja

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 08:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Familja e Bajram Thaçit, nga Komuna e Skenderajt, e cila jetonte në kushte të vështira, tash e tutje do ta ketë më të lehtë jetën.

Krejt kjo, falë Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” e cila përmes donatorëve të ndryshëm ka arritur të grumbullojë 19 mijë e 500 euro me të cilat ka blerë banesë për këtë familje, raporton Ekonomia Online.

Familja Thaçi e kishte humbur shpresën që një ditë do të kenë një jetë më të mirë.

Andaj, surpriza e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” i hutoi dhe i bëri t’u rrjedhin lotë gëzimi.

Kryefamiljari Bajrami i shtyrë në moshë dhe i lodhur nga skamja tregon se deri më tani së bashku me bashkëshorten e cila pothuajse e ka humbur të pamurit, vajzën dhe Elhamiun e vogël kanë bërë një jetë të mundimshme duke jetuar nëpër konaqe të huaja.

Përveç mungesës së gjërave elementare për jetesë, kjo familje kishte vuajtur edhe mungesën e banimit.

Drejtues të kësaj shoqate tregojnë se e gjithë puna për blerjen e kësaj banese ka kaluar në heshtje dhe se për një gjë të tillë nuk kanë ditur as familja përfituese.

“Ka një vit afërsisht, që janë disa bamirës që më dergojnë shuma të ndryshme të parave, kush 50 e kush 100 apo 200, dhe më thonë ‘Ti din çka bën’. Sot, me ato para, unë e blejta një banesë të re dhe e gëzova një familje”, thotë Halil Kastrati nga kjo shoqatë.

Banesa është komplet e mobiluar në të cilën familja Thaçi tani e tutje do të jetojë e qetë dhe pa frikë se një ditë do të mbesin në rrugë.

“Jetimat e Ballkanit” si shoqatë vepron falë donatorëve dhe bizneseve shqiptare, por edhe diasporës dhe për synim të vetin ka ndihmesën për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe ngjalljen e ndjenjës së humanizmit.

Të ngjashme