Alternativa kritikon qeverisjen aktuale, thotë se dështoi ta reformojë arsimin

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 12:47 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Alternativa ka mbajtur konferencë për medie lidhur me gjendjen në sektorin e arsimit. Anëtarja e Kryesisë, Diana Qarkaxhija, ka kritikuar Qeverinë duke thënë se ka dështuar që të sjellë reforma në arsim, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se premtimet të cilat i kanë dhënë nuk janë realizuar dhe nuk ka pasë angazhim profesional për të përmirësuar cilësinë në arsim.

“Kjo qeveri ka dështuar të reformoj arsimin në mënyrë të mirëfilltë. Të gjitha premtimet kanë ra në vesh të shurdhër përderisa nuk kemi angazhim profesional në përmirësimi të cilësisë, llogaridhënies dhe hartimit të politikave të mirëfillta arsimore. Vitet e fundit nuk kishim ndonjë ministër që kishte dije e vullnet për ngritjen e arsimit. Fokusin e vetëm ky ministër ka klientelizmin partiak, emërimet  politike të anëtarëve të partisë së tij”, ka thënë ajo.

“…Kabineti i ministrit të Arsimit është i mbyllur ndaj ekspertëve që punojnë në sektorë të ndryshëm të MAShT-it, instituti pedagogjik dhe organizata të tjera qeveritare e joqeveritare që kanë fokus zhvillimin e arsimit. Element tjetër i përmendur nga ministri është mësimi tërë ditor për të cilin as nuk është diskutuar. Ky ministër me ekipin e vet është dashtë të planifikoj dhe dizajnoj forma racionalizmi të rrjetit të shkollave. Një lëshim tjetër është mungesa e teksteve adekuate të parapara me kurrikulën e re”.

Ajo përmendi disa vendime të cilat i quajti të pamatura dhe të ndikuara politikisht.

“Shkarkimi i Këshillit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës që ndikoi në me përjashtimin e Kosovës nga EQAR. Vendimin e nëntorit 2018 për ndalimin e telefonave në shkolla, kjo duhet të mendohet në nivel të shkollës apo komunës e jo ministri të merret me këtë. Rasti i fundit është ai që ka kauar në gjendje tjetër, kompensimi i orëve. MAShT ka nxituar duke mos zbatuar ligjin për greva. SBAShK-u në anën tjetër thotë se nëse MAShT bën trysni janë të detyruar të vazhdojnë me greva. Një gjendje e tillë në arsim nuk ndodhur asnjëherë dhe nxënësit janë të vetmit të cilët po pësojnë”, ka thënë Qarkaxhija, raporton EO.

Alternativa ka dhënë disa rekomandime në lidhje me këtë çështje. Ata kanë kërkuar depolitizimin i arsimit derisa i kanë bërë thirrje MAShT-it dhe SBAShK-ut që mos t’i përdorin fëmijët për betejat e tyre politike. Sipas tyre, çdo humbje në arsim është në dëm të fëmijëve dhe është e papranueshme.

Ata  kanë kërkuar plotësimin dhe rritjen e vendeve të punës me profesionistë të fushës në inspektoratet rajonale të arsimit.

Rekomandimet e Alternativës:

1.Depolitizimi i Arsimit në nivel vendi

2.Alternativa bën thirrje , SBASHK –ut dhe MASHT , të mos përdorin fëmijët për betejat e tyre politike . Situata e krijuar ,gjatë dhe pas grevës së arsimit ,nuk e aminston anjërën palë nga përgjegjësia e orëve të humbura për fëmijët. Çfarëdo humbje e mëtutjeshme e mësimit në dëm të fëmijëve është e pa tolerushme dhe e papranueshme.

Alertenativa,konsideron se papërgjegjësia dhe paaftësia e kësaj qeverie më së rëndi është reflektuar me dëminin që po bëhet fëmijëve dhe gjeneratave të reja në Kosovë

3. Përfshirja në vendimmarrje  e ekspertëve të brendshëm  të  MASHT-it dhe Institutitin Pedagogjik të Kosovës  si dhe përfshirja e ekspetëve të jashtëm  me kredibilitet të lartë nga sfera e arsimit

4.Plotësimi  dhe rritja e vendeve të punës me profesionistë  të fushës në Inpektoriatet Rajonale të Arsimit

5. Analizat  demografike që do të rezultojnë me nevojën për një racionalizim domethënës të rrjetit të shkollave  pas së cilës mund të vijmë me konklzione dhe   planifikime për mësimin tërëditor

6. Rritja dhe përfshirja e fëmijëve në edukimin  parashkollor përmes skemave të partneritetit publiko-privat

7.Integrimi  i arsimit të lartë në Hapsirën Europiane të Arsimit realizimi i cilës është i mundur vetëm  nëse i përmbahemi  pikës 1

8.Universitetet ekzistuese duhet të profilizohen sipas specifikave të rajonit ku funksionojnë  apo sipas nevoja të tregut të punës

Lexo më shumë:

Të ngjashme