Apostolova: Mosadresimi i nevojave në arsim është krim ndaj të rinjve, BE-ja s’do ta lejojë këtë

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 12:51 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shkollën Fillore dhe të Mesme “Përparimi”, e cila merret me arsimimin dhe edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, si me autizëm dhe sindromën “Down”, është mbajtur ceremonia e mbylljes së fushatës për arsim cilësor të Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.

Në shkollën Fillore dhe të Mesme “Përparimi”, e cila merret me arsimimin dhe edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, si me autizëm dhe sindromën “Doën”, është mbajtur ceremonia e mbylljes së fushatës për arsim cilësor të Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, e cila ka thënë se për gjatë një muaji kanë punuar në ngritjen e vetëdijes te qytetarët rreth rëndësisë së arsimit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Apostolova tha se çdo ditë që humbet për adresimin e nevojave në arsim është krim i cili sipas saj, shkaktohet ndaj gjeneratave të reja, por shtoi se këtë nuk do ta lejojë BE-ja.

“Çdo ditë që e humbim për adresimin e nevojave të arsimit në Kosovë është një krim që e shkaktojmë ndaj brezave të rinj, kurse ne në BE nuk do ta lejojmë këtë. Është vështirë për nxënësit, por për këtë shkollë është edhe më e vështirë kur kemi parasysh kategorinë e nxënësve me të cilët punoni”.

Ajo tha se bashkë me institucionet e mësimdhënësit janë duke identifikuar nevojat më urgjente, dhe premtoi se mbështetja e BE-së për arsimin në Kosovë do të vazhdojë edhe së paku për 15 vite.

“Jam e lumtur që po e përmbyllim këtë muaj të fushatës së edukimit në këtë shkollë. Gjithë muajin e kemi kaluar duke ngritur vetëdijen te populli i Kosovës rreth rëndësisë së arsimit. S’kemi nevojë të ju themi juve mësimdhënësi se sa i rëndësishëm është arsimi mirëpo ta kemi parasysh popullatën e re të Kosovës që është popullata më e re e Evropës”.

“Kjo popullatë e re duhet të aftësohet për tregun e punës dhe për te qenë konkurrentë me moshatarët e tyre nga vendet tjera. I dimë rrethanat historike të arsimit në Kosovë dhe kohën që ka qenë i ndaluar andaj duhet një kujdes shtesë. Përkrahja jonë do të vazhdojë edhe për 15 vitet e ardhshme. Jam duke takuar zyrtarë të institucioneve për të parë nevojat që janë më urgjente”.

Drejtoresha e shkollës, Igballe Potera, ka falënderuar Apostolovan për mbështetjen e BE-së ndaj kësaj shkolle. Këtu ajo përmendi donacionin me pajisje teknologjike i cili u ka lehtësuar punën.

Potera shtoi se punojnë çdo ditë me nxënësit për ti aftësuar ata dhe për ti përgatitur për tregun e punës.

“Puna më e madhe është e mësimdhënësve, të cilët e kryejnë një detyrë me gjithë  dëshirë, mundohen që potencialin e fëmijëve ta vënë në pah në mënyrë që ata t’i përgatisim për jetën e tyre dhe për aftësimin e tyre profesional dhe t’i bëjmë potencial për tregun e punës”.

Apostolova gjatë vizitës në hapësirat e shkollës u ka shpërndarë nxënësve disa çanta me pajisje shkollore.

Sipas zyrës së BE-së fushata për arsim cilësor ka qenë një përvojë e shkëlqyer për të diskutuar sfidat me të cilat ballafaqohet arsimi në Kosovë, raporton EO.

Ceremonia e mbylljes në shkollën “Përparimi”, e cila ishte financuar nga projektet e Zyrës së BE-së në Kosovë, sipas këtyre të fundit tregon rëndësinë që Bashkimi Evropian i kushton përfshirjes së të gjithë fëmijëve në sistemin arsimor.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme