Bajrami: Testi PISA nuk është barometër real

Ferizaj | 08 Qer 2017 | 13:47 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Problemi i cilësisë në arsim është problem kombëtar, për këtë ngritja e cilësisë në arsim duhet të jetë prioritet i secilës qeveri të ardhshme.

Kështu ka thënë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në një ligjëratë para studentëve të Kolegjit “Universum”, në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.

“Ngritja e cilësisë në sistemin arsimor duhet të jetë prioritet kombëtar i cilësdo qeveri të ardhshme, sepse ky është një problem kombëtar dhe nuk mund të paramendohet asnjë proces i zhvillimit ekonomik pa ngritje të cilësisë në arsim. Së fundmi, investimet në edukim dhe arsim janë investime në ekonomi dhe ne duhet të punojmë të gjithë si shoqëri, si familje, si shtet për ta mbështetur sektorin e arsimit me buxhet në mënyrë që të sjellim arsimin aty ku dëshirojmë”, ka thënë Bajrami.

Ministri në detyrë e ka pranuar se gjendja në arsim nuk është e mirë, por megjithatë ai ka thënë se testin PISA nuk duhet marrë si barometër real.

“Vlerësimi i ardhshëm do të pasqyrojë punën time. Nuk mund të premtoj shumë, por jam i sigurt se për pesë vitet e ardhshme do ta biem arsimin në nivel të dëshiruar”, ka thënë ai.

Sipas tij, investimet në edukim dhe arsim janë investime në ekonomi.

Më tutje, Bajrami ka folur për ndërkombëtarizimin e sektorit të arsimit. Sipas tij, kjo tanimë vetëm se po ndodh sepse shumë universitete dhe kolegje kanë krijuar partnerë ndërkombëtarë.

“Ne nuk do të kemi nevojë së shpejti, që studenti ynë të ketë një ëndërr të shkojë të studiojë jashtë. Do të punojmë që ata të lëvizin më Evropë si turistë, por të kthehen këtu të marrin arsim cilësor, diplomë kredibile, diploma të cilat nuk janë vetëm thirrje akademike por kanë kompetenca dhe shkathtësi dhe prodhojnë liderë të cilët i kërkon ekonomia e Kosovës”, ka thënë ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme