Botohet revista “Gjurmët e rinisë prishtinase”, kërkohet përfshirja e të rinjve në vendimmarrje

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 15:49 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës kanë botuar revistën “Gjurmët e rinisë prishtinase”, ku prezantuan punën një vjeçare të të rinjve, raporton EkonomiaOnline.

Kryetarja e Kuvendit të të Rinjve, Kosovare Sadiku, deklaroi se të rinjtë kanë vendosur të mos largohen, por të punojnë për vendin.

Ajo kërkoi nga institucionet e Prishtinës të mbështesin edhe më shumë Kuvendin e të rinjve të Prishtinës, pasi siç tha ajo, deri me tani të rinjtë kanë punuar në mënyrë vullnetare.

“Kuvendi i të rinjve nuk i ndalin asnjëherë aktivitetet për të ndihmuar të rinjtë e Prishtinës. Punë në teren, kriteret e pranimit, procesi i rekrutimit ishin pjesë e aktiviteteve të shumta. Kemi vendosur të mos largohemi nga vendi por të punojmë për vendin. Potencialin e të rinjve shpresën e tyre. Një vend i mundësisë, për treg të punës, trajnime në sfera të ndryshme në edukimin e brezave të ri. Përgjatë një viti punë zhvilluam aktivitete të ndryshme. I gjithë angazhimi ynë duke e bërë organizatën me aktive në kryeqytet, e gjithë kjo është bërë në baza vullnetare. Andaj presim mbështetjen institucionale në vazhdim. Mos hezitoni ju të rinj që asnjëherë të përfshiheni në vendimmarrje, të shprehni lirshëm, të punoni të jeni krenarë”, u shpreh Sadiku.

Nënkryetari, Altin Gashi, njoftoi se gjatë këtij viti kanë publikuar 13 projekte, trajnime e organizata të ndryshme për të rinjtë.

“Jemi mbledhur që të kremtojmë 1 vjetorin e Kuvendit të të Rinjve. Jemi krenar më punën e tyre dhe angazhimit te tyre për tu bërë zëri i të rinjve. Për një të mirë më të madhe që është ajo publike. Gjatë kësaj kohë kemi bërë 13 projekt, trajnime, organizata. Numri i të rinjve për të bërë punë vullnetare po rritet në vazhdimësi. Ne po promovojnë edhe revistën e parë ‘Gjurmët e rinisë prishtinase”. Komuna e Prishtinës ka mbështetur botimin e kësaj reviste”, tha ai.

Drejtori i departamentit për rini nga MKRS, Feim Hoxha, potencoi se në vitin 2020 Ministria do të thellojë bashkëpunimin më të rinjtë, pasi sipas tij gjeneratat e reja duhet të motivohen dhe jo të largohen nga vendi.

“Ka qenë kënaqësi e veçantë të punojmë bashkë. Me ka bërë përshtypje puna e tyre dhe këmbëngulësia e tyre për të punuar me tutje. Jemi munduar të bashkëpunojmë aq sa kemi pasur mundësi në këtë vit por në vitin 2020  mendojmë ta thellojmë këtë bashkëpunim që të sjellim rininë përpara. Kemi gjeneratë të re e cila duhet të na motivojnë e jo të largohen nga vendi”, ka thënë Hoxha.

Lexo më shumë:

Të ngjashme