Bytyqi anulon konkursin për bursat e studentëve, edhe pse thotë se vendimi ishte i drejtë

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 11:13 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqyri Bytyqi, ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për medie, në të cilën ka folur për çështjen e bursave, që është bërë shkak që studentët të protestojnë për disa ditë me radhë për shkak të pakënaqësive në mospërfshirjen në bursa, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se për shkak të gjendjes së krijuar janë të detyruar të anulojnë këtë konkurs për bursa deri në ardhjen e ministrit të ri të Arsimit.

“Jemi të vendosur që ky vendim ka qenë vendimi më i drejtë dhe po detyrohemi të marrim vendim tjetër anulim të vendimit deri në ardhjen e ministrit tjetër, për shkak të presioneve”, ka thënë ai.

Ai tha se vendimi është marrë pas një analize njëvjeçare se cilat drejtime duhet ndihmuar dhe ka rezultuar që drejtimet që janë në rrezik për t’u mbyllur t’u jepen bursa.

Vendimi vjen pas protestave të studentëve nga Fakulteti i Edukimit dhe i Arteve.

“Ky vendim ka qenë vendimi më i drejtë që mund të ekzistojë. Mirëpo, në rrethanat ku jemi, si ministër në detyrë, po detyrohemi të bëjmë një anulim të vendimit. Për çdoherë kur kemi tentuar të bëjmë një reformë që do t’i sillte një të mirë arsimit në Kosovë ka pasë tendenca për t’u anuluar”.

 “Një konkurs që është shpallur në përputhje të plotë me ligjin, pas shpalljes se konkursit është krijuar një situatë jo e mirë dhe jo reale dhe fatkeqësisht s’po dëshirohet të kuptohet mirë nga niveli akademik dhe akademikët e ardhshëm. Siç e dini niveli i bursistëve që po vazhdojnë në forma jo të mira po kërkojnë të anulohet një vendim, duhet ta kenë të qartë studentët dhe publik zgjedhja e bursistëve bëhet nga universitetet dhe kanë vijë buxhetore të tyre ndërsa ato bursa që i ndan MAShT-i nuk janë bursa gjithëpërfshirëse”, tha ai, raporton EO.

Ai tha se kjo tani do t’i mbetet përgjegjësi ministrit të ri që do të vjen duke thënë se do t’ia sqarojë situatën të gjithën.

“Vendimi ka qenë i bazuar në ligj dhe akte ligjore sepse ministria duhet të bëjë një analizë paraprake. Shpallja e konkursit është bërë pikërisht në bazë të kësaj analize. Nuk ka të bëjë me asnjë lloj diskriminimi apo qëllimi përveçse duke e kuptuar qartë mungesën e programeve dhe rrezikshmërinë nga deficiti”, raporton EO.

Bytyqi ka thënë që ka edhe akterë të tjerë të përfshirë në situatën e krijuar duke mos përjashtuar as zyrtarët nga MAShT.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2469997069782741/

Lexo më shumë:

Të ngjashme