Bytyqi: Do ta përkrahim arsimin në Kamenicë, së shpejti riorganizim në gjithë vendin

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 14:04 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Arsim, ka folur edhe  rreth kërkesës së kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, për riorganizim të shkollave, raporton EkonomiaOnline.

 Tha se së shpejti të gjitha komunave do t’iu dërgohet projekti për riorganizim të përgjithshëm.

“Komuna e Kamenicës do të ketë përkrahjen tonë deri në fund dhe kam kërkuar që javën e ardhshme do të jemi bashkë në Kamenicë dhe kjo do bëhet publikisht. Unë pajtohem që ky problem duhet të kalohet në nivel të Kosovës. Ne do fillojmë t’ua dorëzojmë komunave projektin për riorganizim të përgjithshëm. Kemi një premtim të Bankës Botërore që do na ndihmojë në projektin për rrjetëzimin e shkollave”.

Ndërsa deputeti Ismajl Kurteshaj, tha se Komuna e Kamenicës duhet ta presë udhërrëfyesin e MAShT-it pa ndërmarrë hapa.

Edhe deputetja e PDK-së, Veselaj-Gutaj, tha se Kamenica duhet të pret udhërrëfyesin nga MASHT-i.

“Kërkesë e jona ka qenë që ministria të dal me një udhërrëfyes për komunat. Mendoj që duhet edhe Kamenica me pritë këtë udhërrëfyes pa ndërmarrë hapa”, tha Veselaj-Gutaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme