Bytyqi: MAShT ka zbatuar gjysmën e rekomandimeve të dala nga MSA-ja

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 13:20 | Nga Besjana Barjrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shencës dhe Teknologjisë (MAShT) Shyqiri Bytyqi, tha se kanë zbatuar gjsmën e rekomandimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA).

Bytyqi para komisioni parlamentar për Integrim Evropian, ku raportoi  për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), shtoi se katër nga zotimet e kësaj marrëveshje nuk janë zbatuar, raporton Ekonomia Online.

“MAShT i ka realizuar pothuajse gjysmën e rekomandimeve që kanë dalë nga MSA. Kemi 4 zotime të cilat nuk janë zbatuar. Në këtë vit do ta rishikojmë ose do të kërkojmë buxhet shtesë për themelimin e agjencionit për rregullimet e profesionit”.

“Masë tjetër që është kërkuar është miratimi i ligjit për arsimin e lartë. Kur kemi ardhur në ministri ka qenë një draft Ligj për arsimin e lartë. Ne kemi formuar një grup për të formuar një draft ai është në fazën e përfundimit dhe deri në fundit të muajit maj do të sillet në Qeveri”.

“Masë tjetër është përmirësimin e cilësisë dje rritjen e përfshirjes se fëmijëve në edukimin parashkollor. Ne kemi punuar mirëpo parametrat që kërkohen nga BE janë parametra të lartë dhe ne nuk mundemi me mbërri deri në vitin 2020. Ne nuk kemi infrastrukturë të mjaftueshme e sidomos në pjesët rurale, pastaj është çështja e kostos, ku familjet përballen”.

Ai tha se arsimi në Kosovë nuk është në gjendje të mirë, dhe se Qeveria duhet ta trajtoj me prioritet

“Unë kam kërkuar në kornizën afatmesme të shpenzimeve që nëse arsimi është prioritet atëherë duhet t’i jepet prioritet”.

Bytyqi përmendi edhe problemet me EQAR, raporton EO.

“Brenda agjencionit të akreditimit janë larguar disa zyrtarë mirëpo ata janë larguar për arsye personale. Mirëpo nuk do të largohen zyrtarët të cilët e kryejnë punën e tyre dhe u rrinë prapa përgjegjësive.  Në problemet qe kishim në EQAR ne ja kemi dal me përmbyll si çështje me ndihmë të gjithanshme. Është zgjedhur një Këshill shtetëror i cilësisë dhe krejtësisht i pavarur dhe si i tillë ka filluar të punoj. Nga kjo kemi pasur një takim me EQAR, ku na është thënë se riaplikimi, Është forma më e lehtë e rikthimit se sa ankesa sepse do të na marr kohë.”

Ai tha se testi i maturës do të mbahet për 4 ditë për shkak të mënyrës më të lehtë të menaxhimit.

Fitore Pacolli kërkoi qasje më të mirë për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Ne si komision e kemi pasur një dakordim që nuk do të vazhdojmë të ftojmë ministra në raportim nëse raporti nuk dorëzohet. Raporti ka ardhur shumë me vonesë pas orarit të punë. Ministër duhet ta keni parasysh qe raporti të sillet me kohë. Fatkeqësisht në raportin e progresit po thuhet se nuk ka progres në fushën e edukimit ku përmend nivelin parafillorë. Kërkoi një qasje më të mirë të shtetit dhe ministrisë lidhur me fëmijët me nevoja të veçanta”, tha ajo.

Ilir Deda, nga Alternative tha se ka buxhet për të realizuar rekomandimet mirëpo nuk ka planifikim të mirë

“Ky është raporti i parë nga qeveria qe vjen me standardin qe e kemi kërkuar. Bukuria e procesit të integrimit evropian qëndron se ato që si kemi bërë për 20 vjet kana me na shti me zor me i bë. Po thoni që nuk ka buxhet, në fakt ka buxhet por planifikim të mirë jo, sepse drejtuesi i qeverisë po i bënë rrush e kumbulla. Prioritet i qeverisë është arsimi mirëpo një gjë e tillë nuk po shihet”, tha ai.

“Ka një frikë nga Stafi civil në agjenci të akreditimit po largohet, aty është investuar shumë, ka kuadro të përgatitura mirë, të gjitha i ke të trashëguara mirë dhe kish qenë mirë të tillë më mbet”.

Milaim Zeka, nga Nisma Socialdemokrate tha se është kundër krijimit të agjencioneve sepse si të tilla po veprojnë si opozitë kundër ministrive.

“Unë mendoj qe faktori kryesor për ngecjen e shumë gjerave në Kosovë është faktori njeri dhe jo buxheti. Unë jam kategorikisht kundër agjencionve ju duhet të krijoni departamente. Agjencionet janë piramidë e korrupsionit. Unë kam fakte që këto agjencinë janë shndërruar në mini-shtete dhe janë opozita më e rëndë e ministrive”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme