Bytyqi: Testi i maturës sivjet më i mirë, janë marrë masa ndaj nxënësve e administratorëve për kopjim

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 10:42 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) Shyqyri Bytyqi, tha se niveli i testit të Maturës Shtetërore sivjet ka qenë më i mirë se i viteve të kaluara.

Bytyqi në komisioni parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shtoi se janë marrë masa ndaj nxënësve e administratorëve për kopjim e shkelje të tjera gjatë testimit, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, 56 nxënës janë përjashtuar nga testimi ndërsa janë identifikuar 8 administratorë që kanë shkelur rregullat, duke shtuar se ndaj tyre do të merren masa ligjore.

“Testi sivjet ka qenë shumë më i mirë se i viteve tjera, nuk është dëmtuar përmbajtja e testit. Është shumë në nivel më të mirë se në të kaluarën, kësaj radhe jemi afër realitetit”.

“Publikimi ka ardhur nga nxënësit, për kundër përpjekjeve që nxënësit të mos futen me telefon, kjo ka ndodhë”.

“Janë marrë masa direket ndaj nxënësve dhe administratorëve. Në regjion e Ferizajt nëse është publiku s’ka shkaktuar dëme sepse ka qenë koha e shkurtër dhe të gjithë nxënësit s’kanë pasur telefon, kjo nuk e ka dëmtuar dhe e mira është ndaja në regjione”.

“Janë përjashtuar 56 nxënës si shkelës te rregullave qoftë me fotografime të testit apo posedim me telefon”.

“Nga përgjegjësit tanë e kanë identifikuar 8 administratorë që kanë shkelur rregullat, nuk kanë të drejtë të jenë administratorë as në testet e ardhshme, janë publikuar emrat e tyre. Për shkeljet edhe institucionet do të ndërmarrin masa ligjore”.

Bytyqi foli edhe raportimet se testi u bë publik nga shtypshkronja. Më tej ai ka folur edhe për qëllimin e ndarjes së testimit në regjione dhe përgatitjen për pjesën e dytë të testit që do të mbahet në gusht, raporton EO.

“Ka pasur tentim kopjimi në shtypshkronjë, nuk është publiku, është njoftuar policia dhe janë ndërmarrë masa”.

“Qëllimi primar i ndarjes në katër regjione ka qenë menaxhimin më të mirë. Katër regjionet kanë pasur teste të ndryshme, dhe kjo na ka ndihmuar shumë. Secili regjion ka pasur testin me pyetje të ndryshme”.

“Tani jemi në përgatitje të fazës së dytë që do të jetë në gusht”.

Kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi, tha se është brengosëse publikimi i testit të maturës gjatë kohës së mbajtjes së tij.

“Keni proklamuar se po bëhet përgatitje e jashtëzakonshme dhe se s’do të ketë mundësi të përsëritet praktikat e kopjimeve. Që në ditën e parë është bërë publik testi gjatë mbajtjes së tij, kjo është brengosëse. A e keni gjetur grupin ose personin që e ka publikuar dhe a keni ndërmarrë diçka, nëse jo a jeni duke e hetuar këtë rast. Kemi qenë në katër shkolla, gjatë vizitës nuk kemi parë ndonjë parregullsi. Kemi përfunduar vizitën me bindjen se gjithçka po shkon mirë në anën tjetër e kemi parë testin të publikuar”.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se ka dëgjuar një rast ku administratori nuk ia ka konfiskuar telefonin një nxënësit edhe pse e ka parë që e posedon atë.

“Sa keni qenë konform plan-programit të shkollave profesionale sepse ka ankesa. Pasi ka filluar testi, nëse administratori ia ka pa nxënësit telefonin edhe nëse nuk ka qenë duke kopjuar a i është konfiskuar telefoni. Flitet për një nxënës të një kryetari të një gjimnazi, në Pejë më kanë thënë kështu. Problemi ka qenë edhe në ministri. Nëse në fillim ka dal testi, a ka mund të dalë nga ministria”.

Deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj, ka kërkuar që në të ardhmen të kalohen në maturën digjitale sepse në këtë mënyrë sipas tij do të parandalohej kopjimi dhe rezultatet do të ishin më reale, raporton EO.

“Po vërehet që kemi shkelje dhe parregullsi, kur ndodhin në Harvard padyshim ndodhin edhe te ne. Kisha kërkuar nga ministria dhe organi politik që të kalohet në mature digjitale, është mundësia që nxënësit të kenë shumë pak ose fare mundësi për te kopjuar, kështu do të kishim rezultate më konkrete”.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha se në të ardhmen planifikojnë ndryshime në test.

“Si divizion jemi munduar që tu përshtatemi nxënësve. Jemi duke punuar që te ndërrojmë diçka në brendësi të tekstit, kryesore te pjesa e dytë”.

????????????????????????????????????

Lexo më shumë:

Të ngjashme