Deputetëve nuk u intereson vendimi i KShC-së për mosakreditimin e universiteteve

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 13:55 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi si mungesë të kuorumit nuk ka pasur mundësi të diskutoj lidhur me situatën e krijuar pas Vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) për mosakredtimin e disa universiteteve publike dhe private, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i komisionit, Ismajl Kurteshi, tha se mbledhja e radhës do të caktohet për të hënën kur do të ftohet edhe ministri i Arsimit.

“Si pasojë e mungesës së anëtarëve të komisionit ne e kemi të pamundur ta mbajmë mbledhjen e Komisionit dhe të formësojmë një mendim të komisionit jemi vetëm 4 deputet që përfaqësojnë 3 subjekte politike dhe e kemi të drejtë të deklarohemi dhe një gjë të tillë do ta bëjmë sapo ta përfundojmë ketë”.

“…do ta mbajmë një mbledhje tjetër të deklarohemi për atë që kemi caktuar, një mbledhje që sot dështoj me të njëjtën pikë të rendit të ditës do ta ftojmë të hënën në ora 13:00 ku do ftohet edhe ministri i Arsimit për të sqaruar gjitha çështjet që lidhen me vendimin e marrë nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë”, tha Kurteshi.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1521836474624046
Lexo më shumë:

Të ngjashme