Fëmijët e kthyer nga emigrimi do të mbajnë orë mësimore shtesë

Prishtinë | 16 Nën 2017 | 12:26 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) bashkë me GIZ-in kanë organizuar prezantimin publik të përfshirjes në arsim të fëmijëve të kthyer nga emigrimi dhe pakicave etnike.

Kjo ngjarje sipas organizatorëve, ka për objektit mbështetjen e dialogut publik lidhur me çështjen e përfshirjes në arsim të këtyre komuniteteve.

Drejtori i GIZ-it për Kosovë dhe Maqedoni, James Macbeth Forbes, tha se janë shumë të përkushtuar që ta ndihmojnë zhvillimin e arsimit kosovar ashtu siç kanë bërë deri më tani.

Sophie Meinke, udhëheqëse e Komponentës përfshirja në arsim e fëmijëve të kthyer nga migrimi tha se tha se ky projekt është i shtrirë në gjithsejtë 12 komuna që nënkupton se fëmijët pas orarit të rregullt mësimor mbajnë orë shtesë.

“Ideja është që të ndihmohen fëmijët në shkolla, të cilët kthehen nga emigracioni. Në të njëjtën kohë po kërkojmë që të shohim edhe situatën me fëmijët e komunitetit romë, meqenëse ata përballën me sfida të shumta”.

Sipas saj në këtë projekt janë të përfshirë diku rreth 5 mijë fëmijë të të gjithë komuniteteve.

Ndërkaq, Zana Vathi, eksperte tha se kur flitet për fëmijët e emigruar ideja e këtij projekti ka qenë fokusi tek fëmijët e pashoqëruar.

“Studimet që po bëjmë tregojnë se fëmijët që kanë emigruar përjetojnë kriza të mëdha psikologjike”, tha ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme