Gjergj Kastrioti-Skënderbeu të jetë ende frymëzim për gjeneratat e reja

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 13:19 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji “Iliria” ka organizuar simpoziumin shkencor kushtuar 552-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, raporton Ekonomia Online.

Presidenti i Kolegjit “Iliria”, Mixhait Reçi, deklaroi se figura e Gjergj Kastriot-Skënderbeut duhet të jetë ende frymëzim për gjeneratat e reja.

Sipas tij, vepra dhe periudha e tij është gjithmonë e nevojshme për kombin tonë.

“Në kolegjin Iliria arritëm të organizojmë këtë simpozium me studiues nga vendi dhe rajoni. Ky simpozium do t’i ndihmojë që të kemi informacione të reja në periudhën më të gjatë të kësaj kohe. Madhështia e tij edhe sot duhet të jetë frymëzim për gjeneratat e reja. Vepra dhe figurat e tij mund të ndryshohet në arkivat botërore. Gjeneratat e reja ti pajisim me të dhëna të reja. Të bëmat e Skënderbeut dhe periudha e tij është gjithmonë aktuale dhe e nevojshme për kombin tonë”.

“Ne duhet të respektojmë të gjithë që ndihmuan në pavarësinë historike. Respekti dhe miqesia me SHBA duhet të jetë e përhershme si dhe me BE e më gjerë. Uroj qe ky simpozium t’i ndihmojë të gjithëve për analitik shkencore”, u shpreh ai.

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës theksoi se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu gjeti mënyrën që të bashkëpunojë me miqtë, gjë e cila nevojitet edhe sot.

“Njeriu i cili jo vetëm e mbajti të gjallë shpirtin arbëror por i dha impulset e reja dhe hov të jashtëzakonshëm si dhe gjeti mënyrën se si të bashkëpunoj me miqtë dhe dashamirët e tjerë, gjë e cila na nevojitet edhe sot. Uroj që gjithmonë të jetë frymëzues Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, tha ai.

Eduard Caka, rektor i Institutit Albanologjik ne Tiranë, ka njoftuar se vitit 2018 ishte viti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ku gjitha vendet e botës kanë pasur mundësi të pasurohen me veprimtarin e tij.

“Disa dekada pasi përkujtuam 500 vjetorin e vdekjes kemi rastin të mbledhim serish për të sjell të dhëna tjera. Të bëmat e tij ende përcjellin mesazhe në ditët e tona. 2018 ka qenë i Gjergj Kastriot-Skënderbeut për tu pasuruar me veprimtari anë kënd botës. Ne hartuam një projekt i cili parashikonte botimin e  30 vëllimeve tani në këtë simpozium do të sjellim të dhëna të reja për këtë periudhë”, ka thënë Caka.

Në këtë simpozium morën pjesë studiues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Lexo më shumë:

Të ngjashme