Haradinaj përkrah projektin e Shkollës së Lartë “Loyola” për aftësimin e të rinjve në mekatronikë

Prizren | 14 Sht 2018 | 14:06 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shkolla e lartë “Loyola” në Prizren ka prezantuar projektin “Loyola Profesionale”, që domen ka fushën mekatronike dhe i cili parashihet të jetë pjesë e Parkut Inovativ Trajnues në Prizren.

Në ceremoninë zyrtare të ftuar ishin edhe kryeministri i Kosovës, Ramushaj Haradinaj, ish-presidentja Atifete Jahjaga, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ambasadorë dhe mysafirë të huaj.

Kryeministri Haradinaj tha se do ta përkrahë ngritjen e kësaj shkolle sepse beson në të, raporton Ekonomia Online.

“Unë besoj në Loyola-n, sepse e kam vizitu shumë herë dhe e kam pa një seriozitet për punën që bën”.

“Jam xheloz që kryetari Haskuka e ka një shkollë kaq të mirë në Prizren, më të mirë. Shyqyr që është në Kosovë”, ka thënë kryeministri.

“Unë, kolegët e mi dhe Qeveria do ta përkrahim shkollën Loyola, por edhe këtë projekt”.

“Kjo është ngjarje e re në jetën tonë, sepse është ide e re. Ne mundemi ta bëjmë Kosovën Gjermani pa shku atje, për fat të mirë mund ta marrim përvojën e tyre”.

Haradinaj ka ftuar të gjitha kompanitë e Kosovës që ta ndihmojnë këtë projekt, raporton EO.

Axel Bödefeld, drejtor i kësaj shkolle, u shpreh pozitiv se projekti i ri do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Ekonomia kosovare ka disa vështirësi dhe ne kemi përshtypje se ne si shkollë me drejtimin e Mekatronikës mund të japim një  kontribut të vogël për zhvillimin më të mirë në të ardhmen”.

Visar Hoxha, menaxher i projektit, ka prezantuar punën e shkollës dhe rëndësinë që do ta ketë Mekatronika, si shkollë e lartë për të rinjtë kosovarë.

“Tashmë numërojmë 40 vite përvoje në arsim dhe qëllimi jonë kryesor është mbështetja e arsimit klasik dhe shkollimit në Kosovë dhe jo diku tjetër. Prandaj, qëllim tjetër është edhe përkrahja e rinisë”.

“Maturantët sot dëshirojnë, pas përfundimit të shkollimit të tyre, të kenë një vend të sigurt pune. Të ardhmen e shohim veëm në qoftë se ka arsimim të mirë dhe aftësi më të mira”.

“Të ardhmen e shohim në Mekatronikë, që përfshin disa degë, si Inxhinierinë mekanike, Metalurgjinë, Mekanikën e makinave, etj.”.

Ai ka thënë se arsyeja pse Mekatronika duhet të futet si shkollë e lartë është se nga një studim për perspektivat nga viti 2016 deri 2018, rritja e vendeve të punës do të krijojë më shumë kërkesa për profesionet në prodhim.

“Pra, kompanitë kanë më shumë kërkesa drejt këtij profesioni, por realisht nuk ka”.

“Si rezultat kemi një ekonomi jo të fuqishme”.

Përfaqësuesi i kompanisë Solid dhe ai i SHPK-së kanë treguar mbi punën e kompanive të tyre dhe rreth problemeve të tyre.

“Ekziston një fije shpresë per ata të rinjë që duan të ikin nga Kosova, mirëpo me një aktivitet të kompanisë sonë ne kemi mundësi t’u japim hapësirë dhe vende të reja pune”, ka thënë përfaqësuesja nga kompania Solid.

“Kjo është një pasojë e sistemit të arsimit qe e kemi pasë deri tash”.

“Kjo mund të fillojë me një ndryshim dhe me një projekt të tillë që mundet me u realizu”.

Fitim Hoti, SHPK, ka kërkuar përkrahje për këtë projekt për të mirën e të rinjve.

“Kemi nevojë për përkrahje për të rinjtë e të rejat tanë”.

Hoxha ka thënë se projekti do të realizohet vetëm nëse kemi bashkëpunim mes shkollës, kompanisë dhe punëtorit.

“Motivimi jonë është vetë rinia jonë që dëshirojnë të kenë një vend pune. Kemi një koncept tjetër nga shkollat tjera, sepse duam që bashkëpunimi shkollë-kompani-kandidatë të jetë gjithmonë”.

Ai ka kërkuar përkrahjen nga kryeministri, kabineti qeveritar dhe ministrat.

Lexo më shumë:

Të ngjashme